“Queen of the Desert” premiera e javës në kinema Millennium. Katër aktorë të njohur të kinemasë si Nicole Kidman, James Franco, Damian Lewis dhe Robert Pattinson bashkohen në “Queen of the Desert” që fillon të shfaqet në kinema Millennium prej datës 28 prill.
Filmi është një dramë biografike dhe epike e shkruar dhe drejtuar nga Werner Herzog. Ai bazohet në jetën e udhëtares, shkrimtares, arkeologes dhe eksplorueses dhe agjentes diplomatike të Britanisë së Madhe, Gertrude Bell. Filmi ndjek kronologjikisht jetën e Bell që nga mosha 20 vjecare deri në vdekjen e saj duke sjellë aventurat e saj dhe profilin e një gruaje të fortë.
Ndërkohë regjisori ka bërë çmos që të qëndrojë sa më pranë realitetit jo vetëm përsa o përket historisë dhe personazhit kryesor por dhe natyrës dhe vendit ku xhiroi filmin. Ai përmendet nga kritika për guximin e tij për të xhiruar një nga skenat më të rëndësishme në mes të një stuhie të vërtetë rëre në shkretëtirë. Duke iu referuar pikërisht “manisë” së regjisorit për të xhiruar në vende të vërteta Nicol Kidman shprehet: “Më pëlqen të eksploroj histori dhe vende të panjohura. Kur Werner më kërkoi që të xhironim filmin në Marok dhe të xhironim në shkretëtirë, e pyeta nëse mund të merrja me vete fëmijët e mi dhe ai më tha që po sepse do të kishte edhe një tendë për ta në shkretëtirë. Kur mbërrita në mes të shkretëtirës u gjenda mbi një gamile vetëm pak orë pasi kisha fluturuar me avion. Bukuria e këtij filmi është se ti shikon sesi kjo zonë, shkretëtira, njerëzit që jetojnë atje janë të mrekullueshëm dhe të bëjnë të ndihesh shumë mirë”.
Filmi shënon bashkëpunimet e para midis Nicole Kidman, James Franco dhe Robert Pattinson. Ajo dhe Franco duhet të kishin punuar për “Sweet Youth of Bird” në Broadway në 2011-ën ndërsa duhet të interpretonte në “Bel Ami” (2012) me Pattinson, por të dyja bashkëpunimet nuk u realizuan.
Kritika ka vlerësuar maksimalisht lojën e aktorëve Kidman, Pattinson dhe Lewis. ”Kidman ka bërë një punë shumë të mirë për të realizuar një rol mjaft të vështirë, ndërsa Pattinson nga roli i tij i vogël ka nxjerrë një karakter të madh” -shkruan kritika.