NICE/ Rrëfimi i dëshmitarit: Ka trupa të shtrirë kudo, të armatosurit kanë vënë në shënjestër hotelet

Një dëshmitar ka përshkruar skenat horror në Nice ku në një sulm të dyshuar terrorist, një kamion ka shtypur turmat ndersa shoferi ka zbritur dhe ka qelluar drejt tyre. “Ka trupa të shtrirë kudo, të armatosurit kanë vënë në shënjestër hotelet, askush nuk di çfarë të bëjë veçse të fshihet”.

Keiligh Baker për DailyMailOnline shkruan se të paktën 60 te vdekur raportohen ne sulmin e Nices ndërsa janë plagosur rretj 150 veta gjatë festimeve të Bastijes.
Dëshmitarët kanë parë shkëmbim zjarri mes policisë dhe të dyshuarve. Ende nuk dihet kush janë dhe sa veta janë përfshirë në sulm.
Ndërsa filluan të shtënat njerezit e paten te paqarte nese qene arme apo fishekzjarre per festën e Francës.
Një dëshmitar i tha BFM TV: ‘Të gjithë vraponin dhe thërrisnin: vrapo, vrapo, vrapo. Është sulm. Dëgjuam të shtëna po menduam se ishin fishekzjarre për 14 korrikun”. / Pasqyrë.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *