Realiteti i tjetërsuar ose Augmented Reality, mund të bëhet pjesë e jetës tuaj të përditshme, falë aplikacionit të ri të Telekom Electronic Beat, The Lenz. E vlefshme për t’u shkarkuar falas për iOS dhe Android, mund të transformojë çdo hapësirë magenta në një portal virtual. Të hap përmbajtje ekskluzive të grupit britanik muzikor Gorillaz. Më poshtë mund të shikoni videon e prezantimit. Në vazhdim, përmbajtjet në aplikacion do të pasurohen nga aktiviteti dhe tour-i i Gorillaz.
“Aplikacioni ‘The Lenz’ është një shembull shumë i mirë se si fuqia e teknologjisë së komunikimit mund të përdoret për të përjetuar një dimension krejtësisht të ri në muzikë” tha Wolfgang Kampbartold, Zv.President i Komunikimit të Marketingut Ndërkombëtar në Deutsche Telekom.
Me datë 28 Prill, Gorillaz nxjerrin albumin e ri Humanz dhe në faqen electronicbeats.com.al mund te gjeni informacione mbi datat e ardhshme të koncertit.
Film i shkurtër për aplikacionin The Lenz “Çliro Gorillaz”
Përfshin çdo gjë magenta. Shko, gjej diçka magenta, çorape, syze, lule, kos…
Shkarko The Lez dhe dhe hap një dimension krejt të ri të muzikës, me Gorillaz dhe Telekom Electronic Beats. Çfarë po pret? Çliroje muzikën!