Nga hareja e Charlie Chaplinit, tek refuzimi i Marlon Brando-së: Ja fjalimet më të paharrueshme të ceremonive

Nga Harriet Hall

Këtë të djelë pritet që të ndahen çmimet Oskar në ecidionin e tij të 88, dhe mediat ndërkombëtare dhe me peshë të Hollivudit, janë duke mbajtur frymën në pritje të shpaljes së fituesve të këtij viti. A do të marrë më në fund Leonardo Di Kaprio një statujë të artë? A kanë një rëndësi bojkotet e këtij evenimenti, apo neglizhohen në heshtje? Dhe a do t’u kërkohet më shumë grave në tapetin e kuq? Është e vështirë të dihet se për çfarë duhet të jemi më të ngazëllyer:fituesit, veshjet apo fjalimet. Por, kur bëhet fjalë për këto të fundit, ka shumë përmbajtje dhe momente të paharrueshme. Nga deklaratat mallëngjyese, tek thirrjet për t’u bashkuar dhe përkrahur barazinë gjinore dhe racore, dhe madje edhe bojkote, ne kemi sistemuar fjalimet më të preferuara të të gjitha kohërave gjatë çmimeve Oskar.

1969 – Barbara Streisand: “Përshëndetje të mrekullueshëm”

Barbara Streizënd dhe Kethrin Hepbërn u shpallën si fituese si aktoret më të mira në edicionin e vitit 1969 – Hepbërn, për rolin e saj si Eleonora e Akitenës në fimin “Luani në dimër”, dhe Barbara Streizënd, për performancën e saj në “Vajza gazmore”. Hepbërn shkoi për ta marrë çmimin por kur Streizënd mori në duar statujën prej ari, tha thjesht në tonin e saj të ngjirur: “Përshëndetje të mrekullueshëm”, e cila qe edhe batuta e saj në fillim të filmit.

1972 – Çarli Çaplin: “Ju jeni njerëz të mrekullueshëm dhe të ëmbël”.

I shkurtër, por krejtësisht i përzemërt, fjalimi i nderit i Çarli Çaplinit në momentin e marrjes së çmimit Oskar në vitin 1972, që mbetet një nga më prekësit. Ai thjesht ka thënë: “Fjalët duken aq të kota dhe të dobëta. Unë mund të them vetëm se ju falënderoj për nderin që më bëtë duke më ftuar këtu, dhe ju jeni njerëz të mrekullueshëm e të ëmbël. Faleminderit”.

1973 – Marlon Brando: “Ai është shumë i keqardhur që s’mund ta pranoj këtë çmim kaq bujar”

Një fjalim që ndryshoi rregullat e lojës në çdo kuptim të frazës. Kur Marlon Brandos iu dha çmimi si aktori më i mirë për rolin e tij në filmin “Kumbari” në vitin 1973, Brando nuk mori në ceremoninë e ndarjes së çmimeve. Ai dërgoi aktivistin indian, Saçen Litëllfadhër, me një deklaratë të para- përgatitur që thoshte se e refuzonte çmimin, në shenjë proteste ndaj keqtrajtimit të amerikanëve vendas nga ana e Hollivudit. “Ai më ka kërkuar t’iu them … se me shumë keqardhje nuk mund ta pranoj këtë çmim shumë bujar, dhe arsyeja është trajtimi i indianëve të amerikës që i bën nga industria e filmit”. Duke u konsideruar si një sjellje mendjemadhe, lëvizja e Brando ndryshoi gjithësesi rregulloren, duke bërë që Akademia të sigurojë se fituesit që mungonin s’mund të dërgonin dikë tjetër për të tërhequr çmimin në emër të tyre. Më vonë u zbulua se Litëllfadhër nuk ishte në fakt Indian por meksikan.

1991 – Xho Peshi: “Është privilegji im, faleminderit”.

Aktori e siguron vendin e tij në këtë renditje, për shkak të fjalimit më të shkurtër në ceremoninë Oskar. Teksa pranoi çmimin e aktorit mbështetës në filmin “Ata djem të zotë”, ai tha vetëm: “Është privilegji im, faleminderit”. Çuditërisht prekëse.

1997 – Kuba Guding Jr: “Ju dua të gjithëve!”

Fitues si aktori më i mirë mbështetës për rolin e tij në filmin”Xherrri Mekguajër”, fjalimi i Guding ishte shpërthyer. Kur filloi muzika, duke e ndërprerë fjalimin e tij, Guding vazhdoi të bërtasë më fort, duke i falënderuar të gjithë e duke thirrur “Ju dua të gjithëve”. Muzika shërbeu vetëm për t’i dhënë fuqi të folurit, ndërsa ai u hodh përpjetë në skenë nga gëzimi, dhe u prit me shumë duartrokitje nga publiku. Fjalimi më i lumtur i mbajtur ndonjëherë.

1998 – Xhejms Kameron: “Unë jam mbreti i botës!”

Kur Xhejms Kameron fitoi çmimin Oskar për regjinë më të mirë në 1998 për filmin ‘Titanik”, ai falënderoi të gjithë të dyshuarit e zakonshëm në një fjalim të përmbajtur klasik. Ai e përfundoi me batutën e famshme të Leonardo Di Kaprios nga filmi, duke thënë:”Mami, babi, nuk ka asnjë mënyrë që unë të mund të shpreh për ju atë që jam duke ndjerë në këtë moment, zemra ime është gati në të shpërthyer, përveçse për të thënë:”Unë jam mbreti i botës!” Uau Uau Uau”. Kjo ishte sikletosëse për të gjithë të pranishmit.

1998 – Robin Uilliams: “Sapo ke rikthyer profesionin e saldatorit”

I njohur gjithmonë për sensin e tij të thatë të humorit, Robin Uilliams nuk ishte ndryshe kur duhej të mbante fjalimin e tij në marrjen e çmimit Oscar. Kur iu dha çmimi si aktori më i mirë mbështetës për filmin e vitit 1998 “I miri Uill Hanting”, Uilliams kujtoi këshillën e babait për sigurimin e një karrierë fitimprurëse. “Mbi të gjitha, dua të falënderoj babain tim, i cili kur i thashë se dua të bëhem aktor më tha:”Mrrekulli. Sapo ke rrikthyer një profesion si saldatori”.

1998 – Ben Aflek dhe Met Damon: “Është vërtetë, vërtetë e frikshme”.

Në mënyrë të pamohueshme një nga fjalimet më origjinale dhe të përzemërta të mbajtura ndonjëherë në një ceremoni Oskarësh, kur naivët e Hollivudit Ben Aflek dhe Met Demon fituan çmimin për skenarin më të mirë origjinal në filmit “I miri Uill Hanting”, eksitimi i tyre ishte i dukshëm. I hapur dhe krejtësisht i shtangur, Aflek tha:”Sapo i thoja Metit se humbja do të na e shpifte dhe fitorja do të jetë me të vërtetë e frikshme. Dhe kjo është vërtetë, vërtetë e frikshme.” Dyshja vështirë së mund të lidhte një fjali së bashku, Aflek bëri një sërë falënderimesh, ndërsa Demon pranë tij buzëqeshte si Macja Çezire, duke ndërhyrë me “baba im që ndodhet aty!” Dhe “të gjithë miqtë tanë dhe familjen”. Ata gjithashtu falënderuan nënat e tyre, të cilat u bashkuan me ta në këtë ceremoni, duke thënë se ato ishin “femrat më të bukura në sallë”

1999 – Guinet Paltrou: “Do të doja të falënderoja engjëllin tim tokësor mbrojtës”

E veshur me një fustan rozë ‘Ralph Lauren’, dhe duke kërkuar t’i ngjante në ço hap një princeshe, Guinet Paltrou u trondit kur u njoftua se ishte shpallur aktorja më e mirë në filmin “Shakespiri në dashuri”. Paltrou mezi merrte, frymë ndërsa shpërndante mesazhe mirënjohjeje për të gjithë që ajo kishte takuar ndonjëherë. “Unë nuk do të kisha qenë në gjendje për ta luajtur këtë rol, pot të mos kisha kuptuar dashurinë në një shkalle të madhe, dhe për këtë e falënderoj familjen time”.Ajo gjithashtu falënderoi saj “engjëllin e saj tokësor mbrojtës”. Paltrou ia dedikoi çmimin “dy të rinjve të cilët kanë humbur jetën në moshë të re”- kushërinjve të saj. Ishte pak si rrëmujë, me audiencën që kërkonte të rehatohej në poltronat, por ne s‘mund të bëjmë gjë tjetër veçse të adhurojmë Guinet për mirënjohjen e saj të vërtetë.

2000 – Anxhelin Zholi: “Tani jam shumë e dashuruar me vëllanë tim”

“Jam e shokuar dhe jam shumë e dashuruar me vëllanë tim tani”- ishte fjalia e parë e Zholi, kur pranoi çmimin si aktorja me e mirë mbështetëse në filmin për “Vajza, e ndërprerë”. “Ai sapo më tha se më donte”- vazhdoi ajo, para mbylljes fjalës së saj me një tjetër përkushtim ndaj tij, duke thënë: Xhemi nuk kam asgjë pa ty. Ti je njeriu më i fortë dhe më i mrekullueshëm që kam njohur ndonjëherë – Të dua”. Dhe më vonë gjatë mbrëmjes çifti qe në qendër të fotografëve, ndërsa të nesërmen në të gjitha faqet e para të gazetave. Ndoshta ne nuk kemi këtë rëndësi për vëllezërit dhe motrat tona, prandaj të gjithëve ai fjalim na bëri të ndjehemi disi në siklet.

2001 – Xhulia Roberts: “Unë e dua atë këtu!”

Duke ecur në skenë dhe me buqëzeshjen e saj të famshme, Xhulia Roberts mbajti një fjalim të gjatë kur mori çmimin si aktorja më e mirë protagoniste për film “Erin Brokoviç”, duke i paralajmëruar paraprakisht shikuesit: “Unë kam një televizor, prandaj do t’iu marr pak kohë për t’iu dhënë këto gjera. Dhe zotëri (dirigjentit të orkestrës) ju jeni duke bërë një punë të madhe, por ecni shpejt me atë shkop. Pra, pse nuk uleni, pasi unë nuk mund të jem kurrë këtu përsëri”.

Roberts përshkroi përvojën e mrekullueshme të “motërzimit” me gratë me të cilat ajo po punonte, duke ndërprere fjalën e saj me komente të tilla si “S’më besohet…. “Falëminderit çdo njeriu që kam takuar ndonjëherë në jetën time’, dhe duke thënë me mallëngjim saying “Unë e dua atë këtu”, para se të përfundonte fjalimin e saj: “Unë e dua botën, jam shumë e lumtur, faleminderit”.

2002 – Hall Berri:”Për çdo grua të paemër es të panjohur me ngjyrë”

Duke hyrë në histori si gruaja e parë me ngjyrë që fitonte çmimin e aktores më të mirë për rolin e saj në “Monster’s Ball” të vitit 2002-së, Berri u habit tej mase nga shpallja. Ajo hipi në skenë duke qarë dhe u dridhur ndëesa thirriste “O Zot”, dhe vështirë se mund të bënte një fjali bashkë. Ajo tha se “Ky është një moment shumë më i madh se mua …. Është për çdo grua me ngjyrë të paemër dhe pa fytyrë, që tanimë ka një shans, sepse sonte kjo derë u hap.

2010 – Sandra Bullok: “A e kam fituar vërtetë këtë apo e kam gabim”?

Fjalimi plot personalitet i Bullok për çmimin e marrë në filmin “Ana e vërbër” ishte i përmbledhur, profesional dhe i përshkuar nga përunjësia. Ajo gjithashtu iu referuar aktores së talentuar Keri Maligan, për të cilën ajo tha “më çmend”, para se të falënderonte Meril Strip, për të cilin ajo tha se ishte “një grua që dinte të pushte shumë e mirë”. ”Për të gjithë ata që janë treguar shumë dashamirës me mua, edhe kur kjo nuk ishte në modë”.
Me emocionet dhe gjatësinë e duhur. Bullok e përfundoi fjalimin duke falënderuar nënën e saj, për të cilin tha se nuk e kishte falënderuar kurrë mënyrë të mjaftueshme. “Për t’i kujtuar bijave të saj se nuk ka asnjë garë, fe, sistem klasor, ngjyra, asgjë, asnjë orientim seksual që na bën më të mirë se kushdo tjetër, ne të gjithë meritojmë dashuri” dhe natyrisht, “të dashurën time Meril Strip”

2012 – Meril Strip: “Po lëre tani… Prapë ajo?

Duke iu referuar në mënyrë të paturpshme listës së gjatë të nominimeve për Oskar dhe 3 fitore, këtë herë për çmimin e aktores më të mirë për filmin ‘Zonja e Hekurt” e filloi fjalimin e saj duke thënë:”Kur ju përmendët emrin tim, pata këtë ndjesi. Unë mund të dëgjoj gjysmën e Amerikës duke thënë:”’Oh jo . Po lëre tani… Prapë ajo? Ju e dini. Por, varja”. Dhe të gjithë e donin atë përherë për shkak se ishte kaq e ndershme në lidhje me suksesin e saj. Pasi priti 30 vjet për të fituar një Oskar të dytë, Strip ishte duke mbajtur një fjalim të plotë, “pasi unë realisht e kuptoj se nuk do të jem më kurrë sërish këtu. Por ne nuk e besojmë atë për herë të dytë.

2013 – Jennifer Lawrence: “Kjo është çmenduri”

Duke ecur me fustanin e saj ‘Dior’ për të marrë çmimin e saj si aktorja më e mirë për filmin “Silver Linings Playbook”, Lorenc u prit me shumë duartrokitje, por tha:”Ju djema po ngriheni në këmbë për shkak se ndiheni keq që unë u rrëzova dhe kjo është me të vërtetë e turpshme para se të thërriste:Kjo është çmenduri”. Ajo e tha atë si një profesioniste.

2014 – Xhared Leto: “Vende si Ukraina dhe Venezuela”

Xhared e nisi fjalimin e tij për çmimin e aktorit mbështetës në filmin “Dallas Buyers Club” duke falënderuar nënën e tij, e cila kishte luftuar kundër fatkeqësive për të rritur atë dhe vëllanë e tij. Ai gjithashtu shfrytëzoi rastin për të bërë një deklaratë disi të vrazhdë politike, duke thënë se çmimi është për “të gjithë ëndërrimtarët anekënd botës që po na shohin sonte, në vende si Ukraina dhe Venezuela. Unë dua të them:ne jemi këtu dhe si ti luftojmë për të bërë ëndrrat tuaja realitet, për të jetuar të pamundurën, ne jemi duke menduar për ju sonte”.’ Ai përfundoi fjalimin e tij, duke e lidhur përsëri me përmbajtjen e filmit, duke thënë se “për ata që kanë ndjerë ndonjëherë padrejtësi për shkak se kush janë apo kë dashurojnë, unë po rri para botës me ju dhe për ju”.

2014 – Lupita Nyong’o: “Nuk mund të harroj në asnjë sekondë se kaq shumë gëzim në jetën time, është falë kaq shumë dhimbjeve tek dikush tjetër”.

Lupita Nyong’o u bë i personazhi i dashur i botës së të famshmëve në vitin 2014, pas performancës së saj mbresëlënëse tek filmi i Stiv Mekuin “12 vjet skllav”. Kur ajo u ngjit në skenë me një fustan ngjyrë blu ‘Prada’ për të pranuar çmimin si aktorja më e mirë mbështetëse, ajo përshpëriti “Po” para se të thoshte me modesti se “Nuk mund të harroj në asnjë sekondë se kaq shumë gëzim në jetën time është falë kaq shumë dhimbje tek dikush tjetër”. Nyongo përfundoi fjalimin e saj duke thënë:”Kur shoh këtë statujë të artë, më kujton çdo fëmijë, pa marrë parasysh se ku ndodhet, se ëndrrat tuaja e tyre të vlefshme”. Fjalimi i aktores ishte emocional dhe i përlotur, por konciz dhe shumë domëthënës, ndërsa përshkohej nga përunjësia. Një ekuilibër ky jo i lehtë për t’u arritur.

2014 – Mejtu Mekkonagej: “Heroi im personal … jam unë në 10 vite”

Pranimi nga Metju Mekkonagej i çmimit si aktori më i mirë në filmin “Dallas Buyers Club” në vitin 2014, u shoqërua me një nga fjalimet më të çuditshme në historinë e Oskarit. Ai e filloi duke falenderuar Zotin, “sepse ai e ka bekuar jetën time me mundësi, që unë e di se nuk varen nga dora tme apo nga ndonjë dorë tjetër njerëzore”, para se të falënderonte babain e fundit, nënën e tij dhe së fundmi, heroin e tij personal i cili doli të ishte…. vetvetja. “Jam unë në 10 vjet”- tha Mekkonagej, para se të shtonte:”Unë s’do të jem heroi im dhe kjo është diçka e mirë për mua, sepse më mban me diçka për të ndjekur”.Secili për vete, themi ne.

2015 – Patrisha Arket: “Është koha të kemi barazi pagash me burrat dhe të drejta të barabarta për grate”.

Pasi falënderoi të gjithë kastin e aktorëve dhe ekipin e xhirimit të filmit “Djalëria”, për të cilin Patrisha Arket fitoi çmimin si aktorja më e mirë mbështetëse, ajo shfrytëzoi rastin për të bërë një thirrje për të fuqizuar përpjekjet për barazi gjinore, duke thënë:”Për çdo grua që ka lindur, për çdo taksapaguese dhe qytetare të këtij kombi, që kemi luftuar për të gjithë të drejtat të barabarta për secilin, kjo është koha jonë për të patur njëherë e mirë barazi pagash dhe të drejta të barabarta për gratë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Fjalimi i saj bëri shpejt xhiron e internetit, dhe fitoi një vend kryesor tek klasifikimi ynë për feministet kryesore të vitit 2015. /“Stylist” – Me të drejta botimi nga Bota.al, për Pasqyre.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *