Nexhmije Hoxha: CIA na përgjonte, kishim vështirësi, nuk na dilnin rrogat

FB_IMG_1454965150942

Në vijim të intervistës së saj për Rudina Xhungën, Nexhmije Hoxha ka pranuar raportet e CIA-s për të. Ajo ka thënë se sëmundja e saj qe e vërtetë dhe se kishin probleme financiare, edhe pse pakkush e beson:

Letrat e CIA-s janë të vërteta. Përgjoheshim edhe ne. Dikush nga Ministria e Brendshme ose nga Sigurimi ishte që tregonte. Dikush që ishte pranë nesh. Shkova në Vjenë e Paris për mëlçinë dhe kisha shqetësime. Kam vuajtur shumë po jo që të rrija në shtrat. Enveri thoshte mos u sëmur se vdes pa ty. Ai nuk e dinte se po kaloja krizë. Ikja nga shtrati.
E mbaja larg nga hallet nga administrimi i shtëpisë dhe lekët. Në një fshat të Dropullit kishin një tokë. Dogji dokumentet për atë tokën. Fëmijët thonë se nuk na la pasuri.
Solli vështirësi çështja e rrogave. Nuk na besojnë se nuk kishim para. Edhe na i dërgonin prodhimin e parë por Enveri kish vënë rregull që të mos i pranonim.
E urrente borxhin. E kishte në gjak ngaqë ishte nga Gjirokastra. Thoshte që je skllav kur ke borxh. Tregonte anekdoda se sa kursimtar ishte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *