Nexhmije Hoxha ka dhënë intervistën e saj të fundit për Rudina Xhungën në “Vizion Plus” në emisionin “Dritare”, ku flet për jetën e saj me Enver Hoxhën dhe për vendimet e marra në atë kohë. Më poshtë një pjesë nga intervista e saj për Rudina Xhungën.
Jeta jonë ka qenë dashuri e harmoni. Ardhja e fëmijëve në jetë ka qenë mrekulli. Është qenie e përbashkët. Enveri ka qrnë bashkëshort i mrekullueshëm dhe baba i mrekullueshëm. Një grua e zgjuar di ta ruajë dashurinë. Ma la mua rritjen e fëmijëve. Nuk doja të shqetësohej. Nuk e neglizhoi dashurinë për fëmijët. Rrinim deri në orë 10:30 me fqmijët. Ata u bënin masazh dhe ai kënaqej. U tregonte barcaleta.
Përvec letrave të luftës kam më shumë se 100 letra. I ka shkruar kur ishte larg. Ishin çështje familjare. Kur unë e ai shkonim me shërbime jashtë.
Kam shkuar në Vjenë, Paris, Moskë për analiza e operacion. Këto janë letrat më të bukura. Bëhej si gjimnazist. Këto janë thesare për mua, letrat dhe ditarët.
Unë kam qenë më e përmbajtur. Ka luajtur rol fakti që nuk e ndjeja tia thoja çfarë ndjeja. Ai e ka ndjerë dashurinë e jashtëzakonshme. Nuk qe e nevojshme ta shoqëroja gjithnjë.