Ylli i serisë televizive Scream Queens, Emma Roberts dhe protagonisti i “Now You See Me”, Dave Franco që është vëllai i madh i aktorit James Franco janë dy protagonistët kryesorë të një prej filmave të arrirë për adoleshentë siç është “Nerve“. Filmi fillon projeksionet shqiptare në kinema Millennium prej datës 25 gusht.
“Nerve” është një film tekno-thriller aventurë i drejtuar nga Henry Joost dhe Ariel Schulman dhe shkruar nga Jessica Sharzer, bazuar në romanin me të njëjtin titulli të botuar në vitin 2012.
Në kastin e aktorëve marrin pjesë aktorët Emma Roberts, Dave Franco dhe Juliette Lewis. Filmi sjell historinë e një maturanteje dhe miqve të saj të cilët marrin pjesë në një lojë online ku cdo pyetje fillon të manipulohet nga një komunitet anonim shikuesish.
Filmi ka marrë kritika të ndryshme dhe ka shënuar të ardhura prej më shumë se 40 millionë dollarë.
“Nerve është një thriller i rrallë virtual sepse nëpërmjet tij kupton se si mediat sociale punojnë në të vërtetë” shkruan kritika “Filmi në fakt ka disa gjëra të mençura për të thënë në lidhje me adoleshentët”
***
“The secret life of Pets”, një nga filmat më të arkëtuar të verës në mbarë botën, fillon projeksionet shqiptare edhe ne Tiranë, në kinema Millennium prej datës 25 gusht.
Filmi është një prodhim amerikan në 3D, i animuar një aventurë dhe komedi e prodhuar nga Illumination Entertainment. Regjisorë të fimit janë Chris Renaud dhe Yarrow Cheney, të cilët janë bazuar në skenarin e shkruar nga Brian Lynch, Cinco Paul dhe Ken Daurio.
Në kastin e aktorëve që kanë dhënë zërin e tyre për interpretimin e personazheve janë yjet e filmit Louis CK, Eric Stonestreet, Kevin Hart, Steve Coogan, Ellie Kemper, Bobby Moynihan, Lake Bell, Dana Carvey, Hannibal Buress, Jenny Slate dhe Albert Brooks.
Filmi është një komedi mbi kafshët tona shtëpiake, për mënyrën sesi e jetojnë ata ditën e tyre. “The secret life of Pets”, është shfaqur premierë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Annecy Animated më 16 qershor 2016 dhe disa javë më vonë u projektua në kinematë amerikane duke marrë komente pozitive nga kritika e cila e konsideron filmin si një testament për punën në grup, miqësinë dhe përpjekjet për të eliminuar ato që i ndajnë njerëzit në të vërtetë.
Sukses të madh filmi ka njohur edhe nga publiku duke shënuar të ardhura prej të paktën 673 milionë dollarë në të gjithë botën. Me këtë shifër arkëtimesh filmi u bë një nga prodhimet më fitimprurëse dhe që nuk I përkasin Disney-t duke tejkaluar kështu edhe rekordin e vendosur nga “Kung Fu Panda” 2008.
Një vijim i filmit në drejtimin e regjisorit Chris Renaud, producentëve Chris Meledandri dhe Janet Healy, dhe shkrimtarit Brian Lynch është planifikuar që të dalë më 13 korrik, 2018.