NËNSHTRIMI – rruga për nënshtrimin e shkollës

Nga Flutura Açka

Lexojeni këtë libër të Michel Hoellebecq. Ai shpjegon se ç’do të ndodhë pas vitesh ‘eksperimentesh’ me laicitetin e shkollës. Në Perëndim kam vënë re se Kisha rri te Kisha, edhe Xhamia rri te Xhamia. Vetem ketu, ne kaosin tone shteti do te thote Kishe dhe Xhami dhe anasjelltas. Ne nje vend ku avionet me droge bien ne mes fushash, si mund te kontrollosh literaturen fetare te hyje ne shkolla? Jam e sigurte qe eshtrat dhe hija e ideatoreve te vertete te Laicizmit te Shtetit dhe Shkolles Shqiptare, rreqethen kur degjojne si i ngaterrojne dhe i fusin ne nje godine shqiptaret dhe politika sot Fene dhe Shkencen. Ata jane te ndara, pa e fyer dhe denigruar njera tjetren, te pakten ne shkolla, duhet te mbeten te tilla. Meqenese referendumet shihen si mjet te vendimit te popullit, e mira e do qe ne kete pike, politika t’i drejtohet popullit per te vendosur per Laicitetin e Shkolles, ndryshe pas njezet, tridhjete vitesh, demi (nese do te jete I tille), do te jete I pariparueshem!

“Epo, dhe per arsimin do te jete pak a shume e njejta gje. Shkolla republikane, do te mbete sic eshte, e hapur per te gjithe – por me shkurtimin e fondeve, buxheti I shtetit per arsimin, do te ndahet te pakten ne tri pjese, dhe kete here, profesoret nuk kane nga t’ia mbajne, ne kushtet aktuale te ekonomise, cdo shkurtim buxheti duhet te marre nje miratim te gjere. Pastaj, paralelisht, do te ngrihet nje rrjet shkollat private fetare, me diploma qe njihen nga shteti -te cilat mund te marrin vetefinancime private. Sigurisht, shume shpejt shkolla publike do te kthehet ne nje shkolle te dores se dyte dhe te gjithe prinderit qe shqetesohen per te ardhmen e femijeve te tyre, do t’i regjistrojne ata ne shkolla fetare. Dhe per unuversitin do te ndodhe e njejta gje…”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *