Teuta Krasniqi u lind më 16 gusht 1989 në Prishtinë. Përfundoi Shkollën e Mesme te Muzikës – Dega e Baletit dhe diplomoi në vitin 2009.
Luajti në 30 premiera të ndryshme të baletit klasik dhe atij modern, siç janë: “Mbrëmje baletit klasik” – me të cilën shfaqje edhe diplomoi dhe u pranua në Trupën e Baletit Kombëtar të Kosovës – “Performance”, “Carmen”, “Dancing with the moon” “Bukuroshja e fjetur”, “Oh my God”, “Friendly fire”, “Rapsodi mbi temat e Paganinit”, “Pingpong spacter”, “Lidhja”, “More than two to tango”, “Balloja e diplomës”, “Dashuria që vret”, “Aty ku drita bie”, “Dasma”, “Fluturimi drejt dritës”, “Verdi requiem”, shkruan sot “Koha Ditore”.
Ishte soliste në shfaqjet “Copelia”, “La Sylphide”, “Spartacus”, “Othello”, “Ngjyrat e vallëzimit”, “Liria ime”, “Xhulieta pa Romeon”, “Ëndrra e një nate vere” në Shkup.
Muajin e kaluar, në duet me balerinin Fatmir Smani, bëri hapjen e edicionit të 25-të të festivalit “Internationale Bühneëerkstatt Tanztheaterfestival” në Gracë të Austrisë me pjesë nga shfaqja “Xhulieta pa Romeon”. Mori pjesë në festivale të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.
Krasniqi është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.
“Baletin e zgjodha si një profesion që është jo shumë i zgjedhur nga të tjerët, por i pëlqyer nga të gjithë, sepse me të vërtetë është art madhështor dhe jep shumë emocion. Baleti më ka plotësuar shumë si person dhe jep emocion që pak njerëz mund ta provojnë”, ka thene ajo.(koha.net)