Në shitje pas 100 vjetësh libri i autorit të “The Lord of the Rings”

 

Libri i ri i shkrimtarit të famshëm anglez J.R.R. Tolkien, autor i “The Lord of the Rings”, të enjten është nxjerrë në shitje, 100 vjet pasi ishte paramenduar.

 

Libri “Beren i Lúthien” është përshkruar si një rrëfim personal të cilën profesori i letërsisë angleze në Oksford e ka paramenduar pasi që ishte kthyer nga beteja për Soma 1916.

 

Veprën e ka redaktuar djali i tij Christopher Tolkien (92), ndërsa bëhet fjalë për një histori dashurie në lidhje me një njeri me emrin Beren dhe Elf e veja e Lúthien, të botuar në përmbledhjen e rrëfimeve të Tolkien “The Silmarillion”.

 

Libri gjithashtu përmban ilustrime nga Alan Lee, ilustratori anglez fitues i çmimit Oscar, raporton BBC.

 

Kritikët konsiderojnë se “Beren dhe Lúthien” mund të jetë libri i fundit në të cilin ka punuar Christopher Tolkien, babai i të cilit vdiq në vitin 1973.

 

“Tolkien na bëri të qartë se kjo mund të jetë hera e fundit që na fut në botën e babait të tij”, tha shkrimtarja Eliza Graham.

 

John Ronald Reuel Tolkien, shkrimtar, poet, filolog dhe profesor anglez i cili më mirë është i njohur për veprat “The Hobbit”, “The Lord of the Rings” dhe “Silmarillion”. Vepra e tij e parë, “The Hobbit”, është një roman fantastik për fëmijët. Për herë të parë u botua në vitin 1937 dhe është një nga librat më të shitur ndonjëherë.

 

Romani epiko-fantastik “The Lord of the Rings (Kryezoti i Unazave)” është në listën e 10 librave më të shitur ndonjëherë, me 150 milionë kopje të shitura.

 

Trilogjia është përshtatur në tre filmat e Peter Jackson të xhiruara në studion New Line Cinema në periudhën nga viti 2001 deri në vitin 2003, duke fituar rreth 2.9 miliardë dollarë amerikan në të gjitha kinematë e botës.

 

Pjesa e tretë e trilogjisë, “Kthimi i Mbretit” u bë një nga filmat më të kritikuar dhe financiarisht me të suksesshëm të të gjitha kohërave. Ai ka fituar të gjitha 11 çmimet Oscar për të cilat ishte nominuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *