Prenkë Jakova në 100-vjetorin e lindjes (1917-2017)” titullohet aktiviteti që organizohet nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë në bashkëpunim me Universitetin e Arteve dhe Fakultetin e Muzikës. E cilesuar si tribunë muzikologjike me eskpozitë dhe përshëndetje muzikore, takimi për nder të Jakovës mbahet në Tiranë, me 9 qershor 2017, salla “Aleks BUDA”. Ekspozita shfaq fotografi dhe partitura muzikore” ndërsa pas saj është edhe “Tribuna muzikologjike” kushtuar jetës dhe krijimtarisë së kompozitorit Prenkë Jakova. Kumtesat që mbahen janë disa. Prof. Dr. Isak Shehu ka kumtesën “Shkodra, djepi i shkollës së parë shqiptare të edukimit muzikor dhe Prenkë Jakova, një përfaqësues i denjë i saj”, Prof. Dr. Fatmir Hysi “Prenk Jakova – Kompozitor shumëplanësh me frymëzim të thellë njerëzor”, Dr. Eno Koҫo: “Prenka në ndjesinë time gjatë periudhës së “Skënderbeut” të tij”, akademik Vasil S. Tole: “Prenkë Jakova, si kompozitor atipik”, Dr. Pandi Bello: ”Fati historik i kompozitorit Prenk Jakova”, Dr. Spiro Kalemi “Prenkë Jakova dhe ne”, Dr. Mikaela Minga: “Prenkë Jakova midis kulturës muzikore urbane dhe asaj nacionale”. Në fund ka përshëndetje muzikore “a cappella” me krijimtarinë e Jakovës” nga kori polifonik i Shoqatës Kulturore Artistike “Prenkë Jakova” – Shkodër.