“Në kohëra të vështira, dashuria ka kuptim më shumë”

 

Ai konsiderohet të jetë ndër romanet më të arrira të fundshekullit të 20-të dhe një kryevepër e autorit çek, Milan Kundera.

Romani i famshëm “Lehtësia e papërballueshme e të qenit”, ka qenë temë bisede në CODEX të KTV-së, në edicionin e katërt të këtij emisioni.

Ky roman i botuar së pari më 1984 dhe i ekranizuar në film katër vite më pas, më 1988, është sjellë bashkë me dy romane të tjerë në CODEX, nga e ftuara e radhës në këtë emision, aktorja Ilire Vinca, sipas Koha Ditore.

Duke folur për dashurinë e Tomasit dhe Terezës historia e të cilëve rrëfehet në këtë roman e që zhvillohet gjatë Revolucionit të Kadifenjtë në Pragë, Vinca ka thënë se pikërisht në kohëra më të vështira, dashuria ka kuptim më shumë.

Përveç këtij romani, Vinca ka sjellur dhe folur në CODEX të KTV-së edhe për romanin “Pyesni pluhurin” të autorit amerikan John Fante dhe “Kronika e zogur kurdisës” të shkrimtarit japonez Haruki Murakami.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *