Blas de OTERO
Në humba jetën, kohën, gjithçka
hodha në ujë, si unazë,
zërin në humba nëpër shkurre,
më mbetet fjala.
Nëse nga etja dhe uria vuajta
dhe ç’qe imja në hiç përfundoi,
nëse hijet me heshtjen ngatërrova,
më mbetet fjala.
Nëse hapa gojën, të shoh më mirë
fytyrën e dlirë dhe të frikëshme të atdheut,
nëse gojën hapa deri sa e shqeva,
më mbetet fjala.
© shqipëroi Maksim Rakipaj