Ajo ka shkruar vepra, por ditën e djeshme shkruajti “fletën më të zezë” të romanit të saj, teksa dha lajmin më të kobshëm që mund të përballet një nënë; humbjen e birit të saj të vetëm.
Pas mesazhit rrëqethës të shkrimtares Flutura Açka, ku lajmëronte miqtë e saj se i biri Jerini nuk jetonte më, kanë vërshuar komentet ngushëlluese.
Një nga këto, shkrimtarja Yllka Filipi, duke ngushëlluar Fluturën për humbjen e birit të saj, ka përlotur me postimin. Zor se mbahen lotët, teksa i shkruan shkrimtares: “Jeto për të! Jeto me Jehonën e buzëqeshjeve të tij, jeto me tingujt e zërit të tij, jeto me ëndrrën e tij”.
“Jam e bindur se do ta prekim e ndiejmë Jerinin në shkrimet e Tua, për ta dashur pafundësisht e përjetësisht bashkë me ty”, – shkruan ndër të tjera ajo.
Postimi i plotë
M’u trand shpirti, sa dhimbje dhe lot! Qofte i Parajses dhe i Prehrit te Zotit Biri Yt i Shtrenjte dhe i Vetem Flutura! I paharruar qofte Kujtimi i Tij!
Ne kete rrugetim te shkurter dhe te trazuar tokesor, i rende ky lajm, plumb! Gjeje udhen, o Meme e Pikelluar, jeto me Driten e Shpirtit e Tij, jeto per Te! Jeto me Jehonen e Buzeqeshjeve te Tij, jeto me Tingujt e Zerit te Tij, jeto me Endrren e Tij!
Pikerisht ne Pranveren e Tetembedhjete, ne agun e se Dieles se Dasmave, ende pa shkrepur Dielli majave, brigjeve e shkrepave, Biri Yt i Vetem, zgjodhi te largohet ne Qiell, ne moshen kur gjithe bashkemoshataret e Tij, shkeputen nga foleja prinderore, drejt aventures per ne Zemer te Jetes! Jerini perzgjodhi nje tjeter Rruzull, ate Boten e bardhe si Shpirti, pa re e mjegulla, se stuhite jane vetem te Tokes! Ndonje Zane ta rrembeu, idhnake si Ato!!! E pa ashtu te bukur, te njome, me drite…Dhe netet e zeza, nuk jane te Qiellit, nete eterike!!! Perjetesia eshte atje! Paqja qofte e jotja Flutur!
Jam e bindur se do ta prekim e ndiejme Jerinin ne shkrimet e Tua, per ta dashur pafundesisht e perjetesisht bashke me ty!❤