Ndryshim portretesh në dollarin amerikan

Nga Albana M. Lifschin

Harriet Tubman do të zëvëndsojë presidentin Endrju Xhekson në 20 dollarshin amerikan.
Eshtë ky një detyrim moral, kompesues për Harriet Tubman , apo një lëvizje për korektesë politike?
Sekretari i thesarit i SHBA, Xhek Llu,(Jack Lew) njoftoi të mërkurën se Harriet Tubman do të zëvëndësojë portretin e ish presidentit Endrju Xhekson(Andrew Jackson)në 20 dollarshin amerikan.
Sekretari i thesarit tha se “Jeta e Harriet Tubman është një nga historitë e mëdha amerikane dhe ajo nuk është vlerësuar sa duhet për jetën e saj”. Ka një nxitje për të vendosur në dollarin amerikan figurën e gruas, dhe nga votimet e bëra, Tubman ka fituar duke lënë pas portrete të njohura në Historinë e SHBA, si Eleanor Roosevelt, Rosa Parks etj. Cila ka qënë Harriet Tubman ?
Në mesin e shek. të 19-të jeta e skllevërve në shtetet e jugut të Amerikës ishte keqësuar shumë, por më të rëndë e bëri atë aprovimi i ligjit nga kongresi për skllevërit e arratisur nga pronari(fugitive slaves), që i rinjihte atij pronësinë e tyre. Harriet Tubman (1822 – 1913) ka qenë një skllave, lindur në shtetin e Merilandit e arratisur prej andej në Pensilvani, e cila me kurajo të madhe ndihmoi dhjetra të tjerë të shpëtonin nga skllavëria duke i kaluarë veri të vendit . Ky “trafikim’ skllevërish nga jugu skllavopronar në veriun e SHBA bëhej natën,me fshehtësi të madhe, dhe ajo qe e suksesëshme në të tëra misionet e saj, gjë që egërsoi pronarët e skllevërve të cilët vunë postuan lajmërime me shpërblime në $ për kapjen e saj.
Gjatë luftës civile në SHBA ,që krahas bashkimit të vendit u dha lirinë skllevërve, Tubman shërbeu në ushtrinë e veriut dhe u bë ikona amerikane e lirisë.
Po presidenti Xhekson kush ka qenë? Cfarë ka bërë ky burrë që hyri në historinë e Amerikës si presidenti i 7 i saj? Vetëm dy fjalë nga historia. Siç dihet Amerika shpalli pavarësinë e saj nga Britania e madhe në 4 korik 1776. Edhe më shumë se 30vjet më vonë, Britania e Madhe, ruante ende të nxehta ndjenjat e hakmarrjes ndaj Amerikës që i kishte ikur nga duart. Pasi u çlirua nga luftrat në Evropë, u angazhua sërish në luftë me SHBA , me një ashpërsi të vendosur për ta kthyer atë në gjendjen e mëparshme, dmth në gjendjen koloniale. Lufta ndaj Britanisë së madhe, (1812-1815) për nga rëndësia e saj konsiderohet si lufta e dytë e amerikanëve për të mbrojtur pavarësinë e vendit .
Me zbarkimin e trupave angleze në Merilend dhe marshimin e tyre drejt kryeqytetit te vendit Uashington DC, njerëzit nxituan ta braktisnin atë, si një vend pa zot.

Në ato momente kritike, mbetet historike figura e Dolli Medison, gruas se presidentit Xh Medison, e cila shpëtoi një portret të Xhorxh Washingtonit dhe dokumenta të rëndësishme,për të mos rënë në duart e anglezëve.Ushtria britanike i vuri zjarrin Shtepise së Bardhë(këtë emër e mori pas restaurimit, pasi u lye me gelqere) dhe godinës së Kongresit amerikan. Krenaria amerikane mori një goditje të rëndë. Por glezët nuk e dinin që në Luiziana i priste gjenerali Endrju Xhekson. Fitorja e Betejës së Orleansit ndaj ushtrise britanike, nën drejtimin e tij, thyerja e Anglisë në permasa të mëdha qe vendimtare në mbrojtjen e pavaresisë së Amerikes. Amerikanët nuk flisnin për asgjë tjetër veçse për këtë fitore të madhe. Xhekson fitoi famë të madhe në të gjithë Amerikën si heroi kombetar. Njerëzit e krahasonin atë me Xhorxh Washingtonin. Lind pyetja: A ka Harriet Truman vlera të krahasueshme me figurën e Presidentit Endrju Xhekson që zevendësoi në dollarin amerikan? Eshtë ky një detyrim moral, kompesues për Harriet Tubman , apo një lëvizje për korrektesë politike?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *