Analisti dhe publicisti shqiptar Andrea Stefani ka ndërruar jetë në një spital në Romë pas një sëmundje të rëndë.
Andrea Stefani Ka rreth 20 vjet që punon si gazetar dhe opinionist në organe të ndryshme të medias shqiptare. Njihet për qëndrimet dhe pikëpamjet jo konformiste me pushtetet e radhës në Shqipëri.
Dimensionit të tij si gazetar i bashkangjitet edhe aktivizmi i theksuar veçanërisht në përpjekjet qytetare kundër korrupsionit dhe dominimit autoritarist të shtetit. Ka qenë kryeredaktori themelues i së përditshmes “Shekulli” dhe për shumë vjet drejtues i programit investigativ antikorrupsion “Hapur”. Për më shumë se 10 vjet është mjaft i pranishëm në debatet e përjavshme televizive. Eshtë autor i librit publicistik “Albanistan”.(BW)