Ndahet nga jeta Kristo Frashëri

FB_IMG_1454328994197

Akademia e Shkencave njofton se Ditën e dielë më datën 31 janar 2016 në mbrëmje, nga një vdekje natyrale u nda nga jeta në moshën 96 vjeçare Akademiku Prof. Dr. Kristo Frashëri.
Akademia e Shkencave i shpreh ngushëllimet më të thella fëmijëve, familjarëve e të afërmve për humbjen e këtij personaliteti të shquar të historisë e të mbarë kulturës shqiptare.
Ceremonitë në nderim të Tij do të mbahen ditën e mërkurë datë 3 shkurt 2016, nga ora 12.00-13.00 në Akademinë e Shkencave.

Historian, profesor, akademik. Lindi në Stamboll. U riatdhesua familjarisht dhe u vendos në Tiranë më
1927. Më 1940, pasi kreu shkollën e mesme, u regjistrua në Fakultetin e Shkencave Ekonomike në
Universitetin e Firences. Më 1942 u burgos dhe u internua nga administrata fashiste e pushtimit dhe më
1943 kaloi në radhët partizane. Në vitin 1945–1952 punoi në Bankën e Shtetit Shqiptar (Sektori i
kreditit). Ndërkohë ndoqi studimet e larta në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë, në Institutin e Lartë
Pedagogjik (1951–1955). Prej vitit 1953 punonjës shkencor në Institutin e Shkencave, më 1955 në
Institutin e Historisë e të Gjuhësisë, më 1957 në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë të UT. Më 1966 u
dërgua për pesë vjet për “riedukim” si mësues në shkollën e mesme të Përmetit; më 1971 u emërua
përsëri punonjës shkencor në Institutin e Historisë, ku doli në pension (1990). Më 1997 u emërua
zëvendëskryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, më 1999 përsëri në pension.
Kristo Frashëri ka një prodhimtari të pasur shkencore, që shtrihet në të gjitha periudhat e historisë së
Shqipërisë: antikiteti, mesjeta, Rilindja Kombëtare dhe koha e sotme. Ka trajtuar tema jo vetëm nga
historia politike, por edhe ekonomike, shoqërore e kulturore. Ka marrë pjesë me referate në veprimtari
shkencore kombëtare e ndërkombëtare dhe ka botuar artikuj në një varg revistash shkencore, brenda
dhe jashtë vendit. Si pedagog i Historisë së Shqipërisë në Universitetin e Tiranës dhe si punonjës
shkencor ka dhënë ndihmesë në përgatitjen e historianëve të rinj. Ka marrë dy herë “Çmimin e
Republikës” të kl. I (1961, 1984). Është dekoruar me Urdhrat “Mjeshtër i Madh” dhe “Nderi i Kombit”.
Publikime (Monografi, Vepra kolektive, Përmbledhje studimesh)  “Principata e Arbërisë : 1190-1215” (2014)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *