Në këtë natë vjeshte
më mbushën fjalët e tua,
fjalë të pavdekshme, si koha,
të lëndta,
fjalë të rënda, si dora,
xixëlluese, si yjet,
nga mendja dhe trupi yt,
nga zemra
më erdhën të tuat fjalë,
fjalët e tua plot me ty,
fjalët e tua nënë,
fjalët e tua e dashur,
fjalët e tua mike,
ishin të trishta, të hidhura,
të gëzueshme, plot shpresë,
trimërore, heroike,
fjalët e tua
ishin burra.
© shqipëroi Maksim Rakipaj
3 qershori ishte dita e vdekjes së poetit të njohur turk Nâzım Hikmet (Selanik 1901 – Moskë 1963