Prezantohet për herë të parë në Shqipëri trupa e teatrit “Teuta”, Ulqin me shfaqjen “Nëna”. Kjo shfaqje do të luhet me datë 22 Prill ora 19:00 në teatrin ‘Migjeni” Shkodër, dhe më 24 prill ora 20:00 në TKEKS në Tiranë.
Rreth një muaj më parë, në galerinë e Qendrës për Kulturë është themeluar teatri shqip “Teuta”.
Shfaqja e parë e tij në gjuhën shqipe titullohet “NANA” dhe aktorët që performojnë në të janë: Vjosa Tasholli, Muho Uruçi, Anes Kurti, Albana Kurti Zeçeviq dhe Bashkim Alaj. Autor i kësaj shfaqjeje është Arlinda Morina me regji të Munib Abazi dhe asistente të regjisë Edina Mustafiq. Skenografia dhe kostumografia do të jetë nga Jetmira Hoxha, me muzikë të Ardian Hasanaga dhe me ndriçim të mundësuar nga Musa Hoxha.
“NANA”
Jeta e një familje, në kushte jo shumë të mira financiare, vjen e keqësohet momentin kur zoja e shtëpisë, mbetet e ve (vejushë) në moshë shumë të re. Një grua shtatzanë, e cila nuk di si të mbijetojë në një shtëpi të vjetër, të ftoftë, shpirti i sajë ngrohet momentin kur sjell në jetë foshnjën e vet. Gëzimi i sajë sa vjen e shtohet momentin kur e bën burrë, dhëndër. Mirëpo jo çdo gjë shkon në familjen e tyre, si dhe më parë. Antarja e re e familjes, nusja e djalit, mundohet të menaxhojë shtëpineë siç ajo dëshiron, arrin tiu nderroje sistemin e jeteses, dhe krijon konfliktet e para me të ëmën e djalit, si dhe ti acarojë marrëdhëniet- nënë e bir. Fillon lidhja e tyre si prind dhe fëmijë të ftohet, deri në atë pikë saqë djali heq dorë nga përkujdesja ndaj të ëmës dhe vendos të largohet nga shtëpia bashkë me gruan e vet. Ndërsa, çifti i cili u largua nga shtëpia për një jetë më të rehatshme, ata nuk arrijnë të gjejnë qetësi mbasi problemi ishte po te ata të dy, të cilët nuk arritën kurrë të gjejnë një gjuhë të përbashkët.