Nga Sonila Meço
Lexoj Rudinen qe kerkon te pranojme pa drame rikthimin e Matildes ne jeten publike. Matildes si grua arti, si grua shnderruar para kohe ne nostalgji, si grua me dramat e saj, por me aftesine per te dhene kenaqesi me prezencen e saj. Lexoj Aurelen qe kerkon te pranojme pa drame ardhjen e nje vajze ne jete. Vajzes si bekim per dashurine e prinderve, vajzes si femijes se sotem per te qene krenari ne cdo faze te rritjes, vajzes qe do kete dramat e saj, por me aftesine e jashtezakonshme per te dhene kenaqesi. Dhe kujtoj se eshte data 24 tetor 2016 dhe ne ende na duhet apeli i grave te rendesishme te jetes publike per te pranuar gruan ne jeten tone, sido qe ajo vjen, e paster, e dlire dhe e lehte nga jeta e nenes, apo e stervitur, permbushur, a drobitur nga te jetuarit. Pse xhanem, pse???