Mziu-Trump/ Nëndrejtori i RTSH-së: Ndal dekoratave, po bëhemi gazi i botës

Shpallja e Donald Trump “Qytetar nderi” i Kamzës nga kryebashkiaku Xhelal Mziu, në një kohë që e gjithë bota është shqetësuar që Trump është shpallur president i SHBA-së ka ngjallur reagime. Në fillim, pakkush e mori seriozisht lajmin, u mendua se ishte “hoax”. Pas konfirmimit, statuset ne Fb kane tallese e ironike.
Nendrejtori i RTSH-së Martin Leka, shkruan:

Urgjent! Urgjent! Urgjent!
Parlamenti, me apo pa konsensus, duhet te nxjerre nje ligj, per te parandaluar anatemat se jemi vend pa shije, pa moral, pa histori…

1- Te nxirret ligji qe te pengoje sharlatane e budallenj qe ta bejne Shqiperine gazi i botes!

2- Te nxirret nje ligj ku te ndalohen per nje periudhe te gjitha dekoratat, (qe te marrim pak fryme), se na u mbush Shqiperia me Mjeshtra te Medhenj e Nderi i Kombit, s’kalojme dot rruges se nder tre veta, takon dy Mjeshtra te Medhenj e nder dy te tjere, njeri eshte Nder i Kombit…
… Pas thirrjes portaliste “Alma kthehu”, pas deres per nje dekorate pret dhe Erioni ?…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *