Myshketa sukses me “CARMEN TOUR ” në Kore. Qindra artëdashës në radhë për të marrë autografë

Natën e mbrëmshme u mbyll me shfaqjen e fundit në qytetin Busan turi i Operës CARMEN të G.Bizet në Korenë e Jugut. Shfaqja e cila ditët e shkuara u shfaq në kryeqytetin Seoul në datat 1 dhe 2 Dhjetor , u prit me mjaft duartokitje nga “melomanët” e Operas.
Në kastin Internacional figuronin përveç baritonit Shqiptar në rolin e Toreros, Mezzosoprano Serbe Sanja Anastasia, tenori Uruguaian Gaston Rivero, soprano Moldave Tatiana Lisniç etj.
Drejtimi muzikor i veprës i ishte besuar dirigjentit Andrea Molino ndërsa regjia nga Mario de Carlo.
Në hollin e Auditorit gjigand të “Busan Exposition & Conference Center” mbi 200 spektatorë kishin rezervuar dhe mbanin radhë për të përshëndetur dhe marrë një autograf a fotografi me artistët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *