Muzeu Kombëtar vlerësohet me çmim ndërkombëtar nga turistët

muzeu
Muzeu Kombëtar vlerësohet me çmim nga turistët. Muzeut Historik Kombëtar i akordohet çmimi “Zgjedhja më e mirë 2016 – Top Choice 2016” nga kompania e njohur aziatike LIANORG.  Ky është një çmim prestigjioz që mund të fitohet vetëm nëpërmjet vlerësimeve të vazhdueshme që vizitorë nga Kina, Japonia dhe vende të tjera aziatike i kanë bërë Muzeut Historik Kombëtar në faqen zyrtare të kompanisë.

Çdo vit LIANORG i akordon këtë çmim vendeve turistike, restoranteve, hoteleve dhe qendrave tregtare ndërkombëtare, duke u nisur nga votimet dhe përshtypjet e vizitorëve aziatik rreth botës dhe sot ne jemi krenarë të shohim se, këtë çmim e meriton edhe Muzeu Historik Kombëtar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *