Muzeu i qelqit në Dyseldorf

Objektet e ekspozuar ne Muzeun e qelqit në Dyseldorf, janë nga lashtësia dhe deri në kohët e sotme. Disa prej vazove janë prodhim i viteve 1923-1926.

Një mrekulli arti është dhe të shikosh levizjen e qelqeve nga vitrinat. Specialistët që punojnë aty,janë të trajnuar dhe zbatojnë kërkesa rigoroze.

Ata punojnë me duar të veshura me doreza kirurgjikale. Qelqi është shumë i qëndrueshëm ndaj prishjes, e megjithatë me anë të dorezave shmanget kalimi i djersës dhe yndyrnave nga duart e njeriut.

Specialisti i restaurimit dhe konservimit të objekteve muzeale Frederik Stamati, thote se: “një kulturë e tillë duhet të aplikohet edhe për objektet muzeale në Shqipëri”. Ky është një shëmbull se si objektet tona muzeale duhen ruajtur e trajtuar, cileson specialisti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *