Murgeshë, nga Ledia Dushi

Mbërritën orlat
n’nji natë
dritash rrence…
N’ankth…
M’derdhet
zani i andrrës
n’vesh;
gjaku
m’rrëzohet
ndër gishta…
Me harrue…
Kryet tim:
azil
qeniesh t’vetmueme…
Due me jetue
nji dimën
t’përjetshëm:
me dridhjen e gjelit
n’krye,
fundin e zogut
n’shpirt.

 

 

kisha dashtë

vijën e purpurt

t`qiellit

me e kalue nëpër fyt

e ma n`zemër

e ma n`krye

me i pështjellue

ujnat e përshkënditun

t`kupës yjelëshue

për ata që gjallojnë

(prej) heshtjeje

ditët janë

aromash e trishtimi/ Nga cikli “Femna s’asht Njeri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *