Më poshtë do të keni mundësi të lexoni disa nga thëniet më të bukura motivuese nga Maya Angelou.
“Mund të më qëllosh me fjalët e tua, të më copëtosh me sytë e tu, të më vrasësh me urrejtje, por si ajri, unë sërish do të ngrihem”.
“Nëse nuk e pëlqen diçka, ndryshoje. Nëse nuk mund ta ndryshosh, ndrysho qëndrimin tënd”.
“Unë kam mësuar se njerëzit do ta harrojnë çfarë ke thënë; njerëzit do ta harrojnë çfarë ke bërë, por kurrënuk do ta harrojnë se si i ke bërë të ndihen”.
“Nëse po përpiqesh gjithmonë të jesh normal, nuk ke për ta kuptuar asnjëherë se sa i mrekullueshëm mund të jesh”.
“Unë mendoj se gjëja më e rëndësishme përtej disiplinës dhe kreativitetit, është të marrësh guximin tëd yshosh”.
“Urrejtja, ka shkaktuar shumë probleme në botë, por ende nuk ka zgjidhur asnjë”.
“Gjithë arritjet e mëdha kërkojnë kohë”.
“Mundohu të jesh si një ylber në renë e dikujt”.
“Kur të humbasim dashurinë dhe respektin për njëri-tjetrin, ai është momenti kur do të vdesim përfundimisht”.
“Mos e trajto asnjë si prioritet, kur gjithçka që je për ta është një opsion”