MuCEM nderon Shqipërinë, “1207 km Lindje”

Çelja e ekspozitës “Shqipëria 1207 km Lindje” këtë 24 shtator, në godinën Georges Henri Rivière në Fort Saint-Jean. Kjo ekspozitë është pjesë e një axhende veçanërisht intensive mes Francës dhe Shqipërisë.
1207 km ndajnë Marsejën nga Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, ose pothuaj dyfishi i trajektores Paris-Marsejë, ose disa kilometra më afër, distanca që ndan qytetin “phocaea” nga Berlini. Ky projekt synon të tërheqi vëmendjen mbi një vend të Ballkanit gjeografikisht dhe kulturalisht afër nesh, historia dhe identiteti i të cilit i përkasin plotësisht kulturës mesdhetare, por i cili mbetet ende i panjohur nga Francezët. Mesa duket historia dhe identiteti shqiptarë janë sot në zemër të shqetësimeve të artistëve të këtij vendi, për pjesën më të madhe ende të ndikuar nga rënia e regjimit komunist më 1991-in dhe vendosja e një “periudhe tranzicioni” në ndryshim, shkruan muzeu Mucem mbi këtë ekspozitë.
T’iu japësh fjalën është një mënyrë për të pyetur veten se ç’dimë rreth së shkuarës dhe aktualitetit të Shqipërisë, rreth çështjeve të shoqërisë që e prekin atë dhe rreth gjeopolitikës së saj, në pozicion strategjik mes Adriatikut dhe Mesdheut, mes kufinjve të Malit të Zi, Kosovës, Maqedonisë dhe Greqisë.
Pas dialogjeve të ndërmarra vitet e fundit me artistët të ardhur nga Maroku, Greqia ose Tunizia, Mucem propozon në këtë çast një diskutim me njëmbëdhjetë artistë shqiptarë bashkëkohorë, të gjithë të angazhuar në një formë a në një tjetër lidhur me pikëpyetjen rreth identitetit të vendit të tyre. Sigurisht, nuk bëhet fjalë për t’i bllokuar në këtë kërkim identiteti. Çdo vepër sjell në vetvete një aspiratë drejt universales, edhe pse rrënjët e saj janë në një terren të veçantë. Ose, mesa duket terreni shqiptar është veçanërisht i pasur…
Kjo ekspozitë mbledh, rreth këtyre çështjeve, veprat e artistëve të rinj shqiptarë, të përzgjedhur nga një juri ndërkombëtare, me pjesëmarrjen e kuratores së Qendrës Pompidou, Christine Macel dhe Alicia Knock, për Sallonin e artit bashkëkohor në Tiranë në vitin 2015-të, si dhe vepra të artistëve shqiptarë të pranishëm në koleksionet franceze të mirënjohura nga publiku ndërkombëtar. Referencat ndaj historisë, folklorit shqiptar, realizimit socialist ose ngjarjeve që lanë gjurmë të « periudhës së tranzicionit » janë të kudo ndodhura në këto vepra. Kjo është edhe arsyeja pse Mucem zgjodhi t’i vinte të dialogonin me një tablo të realizmit socialist të huazuar nga Galeria Kombëtare e Tiranës (vaj në kanavacë nga Zef Shoshi, Krijimi i Koperativës në Malësi, 1974) dhe me koleksionet historike shqiptare të marra nga koleksionet e Mucem (magazina e Muzeut Kombëtar të historisë natyrore). Këto të fundit janë përzgjedhur, interpretuar dhe vënë përballë objekteve të tjera nga një artiste bashkëkohore shqiptare, Edit Pulaj, për më tepër edhe njohëse e mirë e artit popullor shqiptar.
Pra, shumë akse kryqëzohen në këtë ekspozitë : lidhjet mes artit, pushtetit, imazhit, imazherisë, historisë, propagandës… në një vend ende nën ndikimin e të shkuarës së tij të afërt, njëzet e pesë vjet nga rënia e diktaturës komuniste ; lidhjet mes folklorit dhe identitetit ; pushtetit të artistëve për të ndryshuar jetën dhe jetës, sigurisht përmes misionit urbanistiko-artistik të viteve 2000 në Tiranë.
Artistët e prezantuar në ekspozitë:
Endri Dani, lindur më 1987 në Shkodër
Yllka Gjollesha, lindur më 1985 në Dibër
Ilir Kaso, lindur më 1982 në Përmet
Adrian Paci, lindur më 1969 në Shkodër
Edit Pulaj, lindur më 1974 në Tiranë
Leonard Qylafi, lindur më 1980 në Korçë
Anri Sala, lindur më 1974 në Tiranë
Ermela Teli, lindur më 1981 në Tiranë
Driant Zeneli, lindur më 1983 në Shkodër
Fani Zguro, lindur më 1977 në Tiranë
Enkelejd Zonja, lindur më 1979 në Fier
Artistë të pranishëm në Sallonin e Tiranës 2015, organizuar nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë dhe Ambasada e Francës në Tiranë. Burimi: Teksti dhe foto MUCEM

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *