Qeverisja Lokale e Tropojës jep me qira Qendrën e Zhvillimit të Turizmit Valbonë! Dhënia me qira bëhet me tender, me anë të konkurimit, me sipërfaqe totale sipas genplanti 4180 m²\. Është openprocurement.al që ka dhënë njoftimin në datën 18, ndërsa fituesi zgjidhet sot. “Dhënia me qira e pasurisë bëhet me qëllim dhënien në përdorim të saj për mbështetjen e aktiviteteve ekonomike që nxisin investimet dhe punësimin si dhe turizmin”, thuhet në openprocurement.al ndërsa vlera dysheme për detyrimin e qirasë, për fillimin e konkurrimit, është 60 240 (gjashtedhjetemije e dyqindedyzet) lekë/muaj. Afati i dhënies me qira të kësaj pasurie është 5 (pese) vjet.
Procedura e shpallur më dt.18 (që është data e njoftimit të tenderit), ndërsa në sajt nuk ka nëj datë që kur paraqiten dokumentet. Më poshtë njofothet vetëm se data e mbajtjes së tenderit është data e sotme, pra 20 prill. Çfarë është Qendra e Zhvillimit të Turizmit Valbonë? Komuna Margegaj, ndodhet në veriperëndim të rrethit të Tropojës në Qarkun e Kukësit. Kjo komunë është e njohur për Luginën e Valbonës, për pasuritë e bukuritë e veçanta natyrore, florën e faunën mjaft të pasur e të larmishme. Me atraksionet e saj si: Shpella e Shoshanit, Kanioni i Shtrenjtit në lumin Valbonë, Ujvara e Valbonës, pishat shekullore të Alpeve që përshkojnë këtë luginë apo Bjeshkët e kësaj zonë e bëjnë këtë komunë nga më të vizitueshmet nga turistët vendas e të huaj gjatë gjithë stinëve të vitit. Komuna Margegaj është një nga 16 komunat e Shqipërisë të cilat u përzgjodhën në kuadër të Programit “Punët në Komunitet III” të financuar nga Banka e Këshillit të Europës (CEB) për përmirësimin e cilësisë e jetesës së popullsisë rurale të vendit nëpërmjet hartimit të planeve të zhvillimit lokal si dhe investimeve në infrastrukturë.
Kjo komunë ka përfituar disa investime nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit vitet e fundit me disa projekte të rëndësishme si: Rikonstruksioni i dy segmenteve rrugore në fshatin Koçanaj dhe Shoshan, Ujësjellësi i Komunës Margegaj si dhe Ndërtimin e Qendrës së Zhvillimit të Turizmit ne luginen e Valbonës duke ngritur 2 godina multifunksionale, ambjente të jashtme për gatim, ambjente çlodhëse, terrene sportive, ambjente të tjera në funksion të Qëndrës (Pusi i Ujit, Parking;etj.) Kjo qëndër tashmë i ka ofruar mundësinë Komunës Margegaj të shtojë llojin e shërbimeve për turistët si dhe të përmiresojë cilësinë e tyre. Deklaratat e Peleshit Në gusht 2014 në Tropojë ka bërë një vizitë zëvendëskryeminsitri Peleshi. Ja çfarë ka thënë ai: “Ne jemi të bindur që ndryshimet e fundit, pra Reforma Territoriale Administrative nga njëra anë, por edhe filozofia e qeverisë së re shqiptare për të mbështetur lokalitetet tona dhe bashkitë tona të reja do ta transformojë zonën. Plani yne për zonën e Tropojës është një plan integral. Ne nuk do të mjaftohemi vetëm me përfundimin e një cope rrugë apo të një ujësjellësi.
Ne duam që të përfundojmë një plan zhvillimor që i ka të gjithë komponentët brenda që nga infrastruktura, ujësjellësat, kanalizimet, shërbimet, zhvillimin e turizmit”, u shpreh zëvendëskryeministri. Në ndalesën që bëri në Valbonë, drejtues lokalë dhe punonjës të Qendrës për Zhvillimin e Turizmit Zëvendëskryeministri u njoh nga afër me punën që është bërë për ta kthyer këtë rajon në një pikë turistike. Ai nënvizoi potencialin e madh turistik të Valbonës dhe suksesin e saj në tërheqjen e turistëve të huaj, ndërkohë që për shqiptarët ajo vazhdon të mbetet në një masë të madhe e panjohur.
“Këtu potenciali i turizmit është shumë i madh. Pa programe mbështetje dhe kjo zonë ka arritur sukses sepse ka rritur shumë numrin e turistëve. Dhe është për t’u thënë me turp që bukurinë e kësaj zone e kanë zbuluar më parë të huajt sesa shqiptarët nga pjesët e tjera të Shqipërisë, sepse ka më shumë të huaj vizitorë sesa shqiptarë”, deklaroi ai.