Lira Gjika
Prindër mos i shikoni fëmijët tuaj me sytë e frikës, por me sytë e përgjegjësisë. Ndihmojeni të ngrihet vetë kur rrëzohet, mos u trembni nga plaga, por shijoni, që fëmija juaj ja del të ngrihet vetë e të vazhdojë rrugën apo lojën.
Nxiteni të mos lejojë dhimbjen dhe frikën ti zbehë dëshirën për zbulim dhe lojë. Prindër mos e shihni fëmijën tuaj si pre të sëmundjeve.
Shpjegojini se sëmundjet ndihmojnë për fuqizimin imunitar të trupit. Sëmundjet e fëmijërisë janë të domosdoshme, ato e ndihmojnë njeriun të përballojë mjedisin. Falë këtyre sëmundjeve aktivizohet sistemi imunitar dhe kështu marëdhënia me mjedisin bëhet më e shëndetshme. Në këto principe është bazuar edhe bërja e vaksinave.
Të trajtuarit e fëmijës nëpërmjet frikës, nuk bën gjë tjetër, veçse pengon fëmijën tuaj të rritet në më të mirën e mundshme. I tregon fëmijës se ju nuk e besoni dhe e trajtoni si të paaftë, që ju prish planet tuaja, që ju prish terezinë. Këtë doni ti transmetoni fëmijës?