Mona Liza me burka, ironia e iranianëve për Italinë: Faleminderit që po shpëtoni islamin

monalisa

Mona Liza me burka, ironia e iranianëve për Italinë: Faleminderit që po shpëtoni islamin. BBC sjell një përmbledhje interesante postimesh.

Iranianët i janë përgjigjur me sarkazmë gjestit italian për të mbuluar statujat nudo në muzeun Capitolini gjatë vizitës së presidentit iranian Hassan Rouhani. Nudot u mbuluan në shenjë respekti për kreun e një vendi islamik dhe nuk u shërbye alkool në pritjen zyrtare.
Por, pas përhapjes së lajmit, iranianët vendosën të qeshnin duke përdorur edhe shprehjen e njohur farsi: islami është në rrezik. “Për të mbrojtur islamin nga rreziku, statujat e muzeut janë futur në kuti”,-shkruhet në rrjetet sociale.
Ndërsa dikush tjetër shënon se për shkak të tregtisë me Iranin nuk do të ish çudi që edhe ti kishin thyer fare statujat, pasi gjatë vizitës në Romë Rouhani ka firmosur kontrata prej 17 bilionë eurosh.
Në ironi të mbulimit të nudove, iranianët kanë postuar foto ku statuja e Davidit është veshur me xhinse, dhe Mona Lizën me burka. E jo vetëm!(pasqyre.al)

_87957534_facebook

_87957527_statue-1

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *