Drejtoria Rajonale e Kulturës në Berat, njofton se ka përfunduar restaurimi i ikonës “Shën Maria” (Eleusa).”Ndërhyrja konservuese konsistoi në: Konsolidimin e grundit,fiksimin e pelikulit të ngjyrës dhe pastrimin e sipërfaqjes së pikturës. Ndërhyrja u krye vetem në ate pjesë të ikonës ku materiali i përdorur për pastrimin e saj (dimitil) nuk rrezikonte dëmtimin e ngjyrave dhe humbjen e vlerave orgjinale”,-njofton Drejtoria.
Ndërkaq, njoftohet se Në laboratorin e restaurimit dhe konservimit të veprave të artit, pranë DRKK Berat ka filluar projekti për restaurimin e dy ikonave të përzgjedhura nga fondi, të cilat fillimisht po i nënshtrohen një studimi të hollësishëm lidhur me problematikat që ato kanë; si realizimi i disa sondazheve paraprake, dokumentimi i detajuar fotografik si edhe realizimi i përshkrimit lidhur me kohën kur është realizuar vepra, vendi i prodhimit dhe autori. Studimi paraprak do të bëjë të mundur në vazhdim përfundimin e projektit të ikonave dhe dërgimin për miratim pranë instancave përkatëse.
1.Ikona “Mledhja e Kryeengjejve” me nr.kartele 81
Dimensionet: 97.5 x 70 cm.
Autori: Gjergj Johan Çetiri.
Prejardhja: Kisha e Shën Thanasit, Karavasta, Lushnje.
2. Ikona “Mledhja e Kryeengjejve” me nr.kartele 91
Dimensionet: 96.5 x60.5 x 3.5 cm.
Autori: Kostandin Zografi.
Prejardhja: Kisha e Shën Kollit, Vanaj, Fier.