MISTERI: Pse Kina po mbledh të dhëna gjenetike nga gra shtatzëna në gjithë botën?

Së bashku me ushtrinë kineze një kompani nga Hong-Kongu analizon pas gjithë gjasash të dhënat nga testet prenatale për gratë shtatzëna. Po ç’bëhet me këto informacione?

Sipas hulumtimeve të agjencisë së lajmeve Reuters sipërmarrja gjenetike kineze BGI Group po përdor një test për gratë shtatzëna, të zhvilluar në bashkëpunim me ushtrinë kineze, për të mbledhur dhe analizuar të dhëna gjenetike të miliona grave nga e gjithë bota.

Këto të dhëna do të përdoren për kërkime të gjera për karakteristikat gjenetike të grupeve të ndryshme të popullsisë, njofton Reuters duke ju referuar informacioneve të sipërmarrjes kineze dhe një analize të studimeve shkencore të kryer nga kjo agjenci lajmesh.

SHBA: Kërcëni i sigurisë kombëtare

Ky lajm ka shkaktuar shqetësim si në SHBA dhe në Gjermani, sidomos pasi ashpërsimit muajt e fundit të toneve në marrëdhëniet midis qeverive perëndimore, veçanërisht të SHBA-së, dhe Kinës komuniste.

Qeveria e SHBA-së i sheh përpjekjet e sipërmarrjes kineze BGI për të mbledhur dhe analizuar të dhëna gjenetike njerëzore si kërcënim të sigurisë kombëtare. Në Gjermani ka gjithashtu kritika për rrjedhjen e mundshme të të dhënave.

Testi prenatal “Nifty”

Kompania më e madhe kineze e gjenomikës, BGI, filloi në vitin 2013 marketingun e testit prenatal jashtë Kinës. Ky test shitet emrin tregtar “Nifty” dhe është një nga testet prenatale jo-invazive më të shitura në botë. Për testimin përdoret një mostër gjaku e gruas shtatzënë për të kontrolluar për anomali, si sindroma Daun, në fetusin në zhvillim.

Sipas BGI deri tani këtë test e kanë përdorur më shumë se tetë milion gra në të gjithë botën. “Nifty” tregtohet në të paktën 52 vende, përfshirë edhe Gjermaninë, Kanadanë, Australinë, Tajlandën apo Indinë, por jo në SHBA.

Sipas informacioneve të Reuters në Bankën Kombëtare Gjenetike të Kinës, e cila financohet nga qeveria kineze, ruhen edhe të dhënat gjenetike të më shumë se 500 grave nga Evropa dhe Azia që kanë përdorur këtë test.

SHBA e shqetësuar

Qendra Kombëtare e Kundërzbulimit dhe Sigurisë e Shteteve të Bashkuara, e cila kishte paralajmëruar edhe më parë lidhur me mbledhjen e të dhënave shëndetësore nga kompanitë kineze, shprehu shqetësimin në lidhje me transferimin e të dhënave në Kinë. Ky tranferim bën të mundur që “Kina të mbledhë të dhëna gjenetike dhe gjenomike nga e gjithë bota” – tha qendra.

Sipas studiuesve të dhëna gjenetike mbledhin dhe analizojnë edhe firma të tjera që prodhojnë teste prenatale, por asnjëra prej tyre nuk mbledh kaq shumë të dhëna gjenetike sa BGI dhe asnjë nga këto firma nuk ka lidhje me ndonjë qeveri apo me ushtrinë kombëtare të ndonjë vende si sipërmarrja BGI.

Kina flet për akuza dhe shpifje

BGI deklaroi se asnjëherë nuk i është kërkuar nga organet e sigurisë ose të mbrojtjes kombëtare kineze që t’u japë atyre të dhënat e përftuara testet “Nifty” dhe as e ka bërë ndonjëherë gje gjë të tillë. Kurse Ministria e Jashtme e Kinës tha se hulumtimi i Reuters reflekton “akuza dhe shpifje të pabazuara” të autoriteteve amerikane.

REMOTE_ADDR:[]


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *