Mirupafshim është titulli i veprës së konceptuar enkas nga artisti Ettore Favini në kuadër të biennales Mediterranea 18, e instaluar tashmë në fasadën mes Bibliotekës Kombëtare dhe Institutit Italian të Kulturës në Tiranë. Propozimi merr formën e një skulpture që mbart një “Arrivederci” (Mirupafshim) të varur dhe të përmbysur, në mënyrë që të sugjerojë një takim të mundshëm për një “rikthim në të ardhmen”.
Imazhi që jep këtë mendim është pjesë e një ngjarjeje historike që sfidoi imagjinatën popullore, si të italianëve ashtu edhe të shqiptarëve: anija Vlora zbarkoi në portin e Barit në vitin 1991 duke trasportuar mijëra shqiptarë që guxuan të përshkonin Mesdheun në kërkim të fatit.
Udhëtimi drejt Italisë, në rastin e shqiptarëve, filloi shumë para se të niseshin, duke thithur vizionin e një vendi të manipuluar rëndë nga televizioni.
Ngjyrat e forta, të qeshurat, butësia e mirëqënies që ky vend transmetonte, ishte shumë larg realitetit të përditshëm të mentalitetit të italianëve në vitet nëntëdhjetë. Totalisht naivë në lidhje me konfrontimin me tjetrin, ndoshta i kombinuar me një amnezi në historinë e emigracionit të përjetuar nga vendi ynë, dialogu me vlerat që solli anija Vlora ka qenë gjithçka përveçse i thjeshtë.
Si në titull ashtu dhe në formën e një vele të përmbysur, Favini na bën të kuptojmë se aventura nuk është e plotë nëse nuk merret në konsideratë mundësia e kthimit, edhe metaforik, në imagjinatën kolektive – dhe nuk ka entuziazëm më të mirë të së përditshmes për të guxuar.
Thjeshtësia dhe fuqia e një vele merr një dimension pezull për artistin, duke e kompozuar me ndërresa shqiptarësh që jetojnë në Itali e që janë të ngjyrosura në të kuqe, ngjyra bazë e flamurit shqiptar.
Kujtimi i një ngjarjeje, njëkohësisht historike dhe e guximshme, pasqyron detajet e jetës së përditshme të personazheve dhe vazhdon të emigrojë, si historitë që ata kanë jetuar, histori që ia kanë treguar artistit gjatë realizimit të veprës.