Mira Kazhani i ka kthyer përgjigjen që meriton Bleona Qeretit, e cila si përherë jep deklarata publike dhe pastaj thotë që ose është ekzagjeruar nga gazetarët ose ajo ka bërë shaka. Këtë herë pasi komentoi tek një foto e Rozana Radit, “A do të na i jepni ato dy mijë eurot që na keni borxh apo të fillojmë të bërtasim ne?”” dhe më pas duke shkruar sërish “lekët”, akuzoi mediat se kishin shpikur dhe merreshin me llafe.
Bleona reagoi ditën e sotme duke thënë se marrëdhëniet e saj me Tv Klan janë të shkëlqyera. Por pas kësaj deklarate pa sens të Bleonës, gazetarja Mira Kazhani nëpërmjet një komenti i ka dhënë një përgjigje që mirë është ta mbajë “vath në vesh”si personazh i famshëm që është.
“Asnjë gazetare në asnjë vend të botës s’e ka për detyrë të dekriptojë kodet midis dy mikeshave të famshme…Ti mund të kesh bërë shaka, mund të kesh shkëmbyer kode dhe uroj që në mëngjes sot t’ja ketë vlejtur që bashkë me vëmendjen të kesh marrë dhe 2 mijë euro, pse jo!…” i shkruan Mira Kazhani Bleonës.