Ministria e Kulturës: Pse nuk e paguam bustin e Skënderbeut në Londër

skend londer
Përmes një njoftimi për mediat, Ministria e Kulturës ka sqaruar arsyet pse nuk ka paguar bustin e Skënderbeut në Londër. Reagimi vjen pas një artikulli të ish-ambasadorit tonë në Londër Mal Berisha dhe reagimit më pas të Grida Dumës.
Pak ditë më parë, u botua nga Mal Berisha, ish-ambasador në Britaninë e Madhe, një lajm lidhur me bustin e Skënderbeut në Londër. U përsërit ky argument në një studio televizive nga sekretarja për marrëdhëniet me publikun në PD, Grida Duma.
Sipas tyre, Ministria e Kultures qëllimisht e padrejtësisht nuk ka kryer pagesën e bustit të Skënderbeut vendosur në Londër në nëntor 2012. Lajmi është dezinformues dhe i rremë. Ministria e Kulturës ndan me publikun të vërtetën për bustin e Skënderbeut në Londër në dokumentin bashkangjitur”, thotë MK. Në njoftim bëhet me dije si më poshtë: Skulptori i bustit Kreshnik Xhiku i është drejtuar Ministrisë së Kulturës më nëntor 2013, se që prej njëviti nuk ishte paguar për bustin e Skënderbeut, realizuar prej tij më nëntor 2012 në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë. Ai ka kërkuar shpërblimin për veprën e realizuar, duke shpjeguar se porosia i është bërë drejtpërsëdrejti dhe me urgjencë nga Ministri i atëhershëm i MKTRS.

Skulptorit i është bërë e qartë që në dhjetor 2013, se likujdimi ishte i pamundur sepse procedurat ligjore të detyrueshme nuk ishin respektuar:
– Artisti, siç ai vetë e pohon, është porositur në rrugë krejt informale dhe nuk ka pasur asnjë kontratë me MTKRS; për pasojë asnjë detyrim kontraktor që të justifikonte shlyerjen e pagesave nga thesari i shtetit.
Pra, përkundër shpifijeve banale për zhdukje të qëllimshme të dosjes në fjalë, siç e pohon dhe vetë artisti në korrespondencën
Ministrinë e Kulturës, nuk ka ekzistuar ndonjëherë, ndonjë kontratë apo dokument tjetër i ngjashëm,
Gjithashtu:
– Nga MTKRS, nuk është kryer asnjë konkurs për veprën siç e parashikojnë aktet ligjore.
– Prodhimi i veprës nuk është kryer nga Qendra e Realizimit të Veprave të Artit, por nga një fonderi private pa procedurë përzgjedhjeje mes tri ofertash

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *