Parku Arkeologjik i Amantias na është shfaqur në dy forma: një sipas Minsitrisë së Kulturës dhe një siaps Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimsië së Kulturës. Ndërsa në formatin zyrtar, ai duket nën kujdesin e specialistëve, në imazhet e Forumit në një zonë të tij, gjendet një stan bagëtish! Ministria e Kulturës nuk ka reaguar sot, por në një katalog të publikuar në sajtin e saj zyrtar, brenda përmbledhjes mbi arritjet dyvjeçare në “fakte e shifra”, fotot e parkut Arkeologjik të Amantias në Vlorë janë vërtet tërheqëse. Por, nga ana tjetër, fotografitë e ofruara nga Forumi i Trashëgimisë tregojnë një tjetër pamje të këtij parku: stan bagëtish dhe një muze i degraduar!