Ministri i Kulturës së Serbisë, Vladan Vukosavljević vizitoi Pavijonin Shqiptar në Bienalen e Venecias. Ai u prit nga Ministrja e Kulturës së Shqipërisë, Mirela Kumbaro, kuratorja : Vanessa Joan Müller dhe artisti, Leonard Qylafi. Ministri Vukosavljević shprehu vlerësimin e tij për konceptin e prezantimit të Pavijonit Shqiptar, ku projekti “Ndodhi në kohën e tashme” risjell historinë e së shkuarës me një këndvështrim, kërkim dhe praktikë kontemporane.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes së parë për bashkëpunim kulturor Shqipëri- Serbi, në shkurt 2017, priten bashkëpunime kulturore mes institucioneve dhe organizatave të ndryshme të të dy vendeve, në shkëmbimin e përvojave dhe realizimin e politikave në art – kulturë dhe trashëgimi kulturore, në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian, UNESCO-s, në përpjekje për të ndërtuar dhe nxitur marrëdhënie të mira dhe për të forcuar bashkëpunimin kulturor mes palëve.