Pas postimit të Dritan Huqit, ku tregohej degradimi i turpshëm i karrocës me të cilën u xhirua filmi “Nëntori i dytë”, kushtuar shpalljes së Pavarësisë dhe Ismail Qemalit, të shumta kanë qenë reagimet e artsitëve.
Regjisori Mevlan Shanaj shkruan: “Huqi, si kryetar i Bordit të QKK, mund të ndërtosh ” një ide muzeale” pse jo , provoje! Ndoshta, ndoshta , kjo aventurë e re edhe mund të dëgjohet. Apo mendon se janë të shurdhuar për këto çështje.
Reagimet nuk kanë munguar as nga të tjerë, si Vikena Kamenica e cila shprehet:
“E ‘turpshme’ … Pastaj procesin e ‘vetëshkatërrimit’ e njohim shumë mirë! Ideja e Mevlan Shanaj është nevojshmëri mendoj unë dhe jo thjesht dëshirë”.