Antoine de Saint-Exupery, autor i librit të famshëm “Princi i Vogël” (libri i tretë më i lexuar në botë), është gjithashtu autor i kësaj lutjeje. Ai nuk ishte vetëm një shkrimtar, por ai ishte gjithashtu një pilot dhe u regjistrua me Marinën Franceze gjatë Luftës së Dytë Botërore. Përvojat e tij në luftë ishin thelbësore në shkrimin e veprave të tij.
E shkruar në një periudhë të veçantë të jetës së tij, autori paraqet një temë themelore: të ecurit “hap pas hapi”, gjithmonë i pranishëm edhe tek ‘Princi i vogël’. Kjo është një lutje për Zotin, në të cilën Antoine i kërkon që ta bëjë më reflektues dhe të bëjë zgjedhjet e duhura, duke treguar se si hapat e vegjël do ta ndihmojnë atë të përballojë të tashmen, asaj me të cilën duhet të përballet çdo ditë.
Nuk të kërkoj as mrekulli, as vizione
por vetëm forcën e nevojshme për këtë ditë!
Më bëj të vëmendshëm dhe krijues për të zgjedhur
në momentin e duhur
dije dhe eksperienca
që më përkasin veçanërisht mua.
Bëji më të vetëdijshme zgjedhjet e mia
në përdorimin e kohës sime.
Më jep dhuntinë të kuptoj atë që është thelbësore
dhe atë që është veç dytësore.
Unë të kërkoj forcën, vetëkontrollin dhe masën:
që mos të më lësh, thjeshtë
të rrëmbehem nga jeta
por të organizoj me vetëdije
ecurinë e ditës.
Ndihmomë t’i bëj ballë,
sa më mirë të mundem,
të menjëhershmes
dhe të njoh orën e tashme
si më të rëndësishmen.
Ndihmomë të pranoj
me kthjelltësi
se vështirësitë dhe dështimet
që shoqërojnë jetën
janë shans për rritje dhe përmirësim.
Më bëj një njeri në gjendje t’u shtrij dorën
atyre që kanë humbur shpresën.
Dhe mos më jep atë që dëshiroj
por vetëm atë që kam vërtetë nevojë.
Zot, më mëso artin e hapave të vegjël.
Përgatiti: bota.al