Mesila Doda: Krimi po transplantohet tek akademikët dhe profesorët

Deputetja e PDIU-së, Mesila Doda ka reaguar në lidhje me kërcënimet që janë bërë për garën e rektoratit të Universitetit të Tiranës. Ja çfarë shkruan ajo në rrjetin social, Facebook:

“Ortakëria e politikës me krimin ishte produkti me bastard i këtyre viteve tranzicion.

E paimagjinueshme, të transplantohet i njëjti model mes akademikëve, profesorëve dhe krimit.

Lajmi se eksponentë të botës së krimit përfshihen në garën e akademikëve është anormal, amoral dhe tejet alarmant në atë çka ka mbetur nga shoqëria shqiptare.

Kjo e jona është një shoqëri, mentaliteti i së cilës duhet varrosur një orë e më parë. Më i forti nuk mund të jetë ai që vret, ai që vjedh e dhunon. E neveris këtë model dhune, hipokrizie e nënshtrimi që po rrisim në mesin tonë.

Modeli i mënçurisë, mirësisë dhe dashurisë, janë vlerat e reja që kemi nevojë të rrisim. Nga duhet të nisim? Më së pari drejtësia të gjejë fajtorët pse krimi dhe politika janë bërë bashkë e nuk i hyn gjemb në këmbë.

Më pas nevoja e një platformë të madhe kombëtare për edukimin, dhe këtu nuk e kam fjalën vetëm për arsimin, por për gjithë mjedisin që e rrethon qënien njerëzore, e që sot është e molepsur, e dhunshme dhe pa asnjë sistem vlerash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *