Pas përfundimit të shfaqjes se 5-të të premierës “Carmen”, drejtoresha e Teatrit Kombëtar të Operas, Zana Çela ka dhënë një mesazh të pazakontë.
Ajo thotë se të gjithë së bashku në skenë për të memorizuar mbylljen e premierës që çeli sezonin artistik 2018-të dhe se askush nuk e besonte një vit më parë, ndrkohë që zhvendoseshim nga godina për të filluar rikonstruksionin, se shfaqjet do rriteshin në numër për të kulmuar me premierën “Carmen” e cila rezulton shfaqja më e shitur e TKOB e 10 viteve të fundit.
Mesazhi i Zana Çelës
Mirënjohje dhe falenderim per te gjithe stafin gjigand të TKOB për çdo rrobaqepës e punëtorë që prodhuan kostumet e skenat edhe drejtuesit e tyre!
Mirenjohje dhe falenderim per cdo instrumentist, korist, balerin, solistë -protagonistë dhe drejtuesit e tyre, që me talentin dhe pasionin e rralle i dhane emocione të forta publikut!
Mirenjohje dhe falenderim per te gjithe artistet-titullare te ftuar, qe drejtuan skenen dhe intepretuan me mjeshtri te larte artistike!
Mirenjohje per bashkepunetoret tane mjeshtra te ndricimit e fonise qe i dhane dimensione bashkekohore ketij produksioni!
Mirenjohje dhe falenderim per gjithe stafin e marketing-promocionit dhe drejtuesit e tyre qe me profesionalizem te larte promovuan dhe shiten si asnjehere me pare kete shfaqe tejet te suksesshme!