Mesazhi i fortë i Kumbaros: Me të mirët e artit që i japin vendit më shumë se politika

Me të mirët e Kosovës e të Shqipërisë që i japin asaj atë që politika tradicionale s’e bën dot, shkruan ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, duke sjellë një album fotosh dhe emrash që i bëjnë nder vendeve shqipfolëse.
“#PetritHalilaj nga Kosova merr Çmimin Special në Bienalen e Venecias.
#LeonardQylafi përfaqson denjësisht Shqipërinë në pavijonin kombëtar në Bienale.
Sislej Xhafa tregon dhimbjen e Kujteses me forcën e artit në Skenen ndërkombëtare me të madhe të Artit
Driant Zeneli me shokë mblodhën 250 artistë në Tiranë duke e kthyer Shqipërinë ne skenën e madhe të Mesdheut”, vëren Kumbaro, duke përmendur vetëm ato qe kane ndodhur së afërmi.

“Jam e bindur në rolin emancipues të artit e të kulturës në shoqëri”, -shton ajo, “siç nuk vë në dyshim shërbimin e jashtëzakonshëm që i bën kultura vendit në forcimin e pozicionit të vet në skenën ndërkombëtare”.
Sipas Kumbaros, Shqipëria dhe Kosova kartëvizitën më të mirë kanë artin dhe kulturën, kalorësit më të fortë kanë artistët, gratë e burrat e kulturës dhe lajmet më të mira i kanë prodhuar me art e kulturë.
“Politika në Shqipëri e në Kosovë ka shumë për të mësuar prej tyre, po të jetë e mençur edhe mund të përfitojë prej tyre, po të jetë largpamëse duhet t’i mbështesë ata, po të jetë e emancipuar duhet t’u kerkojë ndjesë se u ka borxhe me dekada”, thekson ministrja.
Për të, sot, aty ku është dritëshkurtër politika rri në çadra, fshihet pas gishtit, punon kunder progresit, madje prodhon antikulturë.
“Për fat të mirë Kultura ecën para dhe na jep shpresë e dritë se do ndryshoje politiken dhe do emancipoje shoqerine”, perfundon ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.

(Imazhet e Kumbaros më poshtë)

FB_IMG_1494752967197 FB_IMG_1494752964655 FB_IMG_1494752957292 FB_IMG_1494752954550 FB_IMG_1494752950578 FB_IMG_1494752947874

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *