Meryl Streep- një histori e jashtëzakonshme

meryl-streep-smile-fdbf9Këmbët e saj janë të shëndosha dhe të shkurtra, kofshët të mbushura dhe busti me një formë të pariparueshme. Ndërsa ajo: Unë kam fytyrë të mprehtë dhe një hundë të gjatë 15 cm, për fatin tim të keq, por në qoftë se njerëzve iu pëlqej, mirë, në qoftë se nuk ju pëlqej prap mirë. Me atë hundë dhe ato këmbë i ka fituar çmimet Oskar, ka marrë një dyzinë me nominime dhe ka xhiruar rreth tridhjetë filma. Për mirënjohje universale kritika e ka konsideruar si aktoren më të madhe që vazhdon të jetojë. Kur kam qenë vajzë, – thotë – nuk krijoja iluzione. Mendoja se do të luaja vetëm karaktere, një nga ato që nuk arrijnë kurrë të bëhen protagoniste. Më pas diçka ndryshoi. Tregon që kur shkonte në shkollë mbante aparat për dhëmbët, syze më xhama të trashë, flokë të zeza, një gojë të gjerë, një profil të çuditshëm dhe një trup shumë të zhvilluar. Isha një adoleshente dhe dukesha si një mesogrua. Shokët e shkollës mendonin se unë isha një mësuese. Kështu lindi tek unë nevoja për të qenë dikush tjetër, dëshira për të qenë joshëse. Në fillim i leva flokët në ngjyrë të hapur, hoqa syzet dhe aparatin e dhëmbëve dhe fillova të merresha me gjimnastikë, vallëzim e not. U bëra një vajzë e bukur, jo më e ndrojtur dhe e turpshme por e gjallë dhe provokuese.
Kamariere në karrierë
Më vonë për të vazhduar kursin e artit dramatik punon si kamariere në një snack-bar. Nuk pranon të ndihmohet nga familja që jeton në New Jersey. I ati është drejtues i një kompanie farmaceutike ndërsa e ëma është një piktore me shumë talent. Në fund të dy viteve të kursit diplomohet. Debutimi bëhet para një publiku të vërtetë në një teatër të vogël të Broadway. Në New York reciton tetë pjesë në një periudhë prej 18 muajsh. Kritikët e duartrokasin talentin e saj si tek pjesët klasike ashtu dhe tek pjesët moderne. Në Phonix Theatre luan dy personazhe tërësisht të ndryshëm në një natë të vetme. Një sekretare të ndershme dhe një prostitutë. Kritika dhe publiku ishin shumë entuziastë.

Karriera deri tek çmimet Oskar

Shumë sukses pati filmi “Kremer kundër Kremer”, një film i Robvert Benton me Dustin Hoffman që i jep Oskarin e parë si aktorja më e mirë jo protagoniste. Benton thotë: Maryl nuk kënaqet me sipërfaqen, arrin të shprehë dhe gjendjet më të fshehura të personazhit që interpreton. Ndërsa produktori i filmit thotë: Maryl ka fytyrën më shprehëse që mund të imagjinohet. Shprehjet në fytyrën e saj ndryshojnë dhe lëvizin si shtëllungat e mjegullës. Tek Kremer, Maryl është një grua e pakënaqur që lë burrin dhe djalin e vogël. Babai trasformohet në mama dhe fiton dashurinë e të birit, por 18 muaj më vonë ajo kthehet dhe kërkon kujdestarinë e të birit: përfundojnë në gjyq. Filmi fitoi 5 Oskar dhe një sukses të jashtëzakonshëm tek publiku.

Tek filmi Manhattan të Woody Allen, Maryl është ish gruaja e tij, një grua shumë antipatike që e le për një lidhje homoseksuale duke shkruar për të shoqin dhe një libër shumë poshtërues që u bë menjëherë best seller. Për shumë kritikë ky film është i preferuari i Woody Allen dhe ai që do të mbetet. Më pas vjen filmi Gruaja e tenentit francez dhe Zgjedhja e Sofisë që i dhuron Oskarin e dytë. Një hebre polake e burgosur në një kamp nazist gjendet para një zgjedhjeje dramatike që i kushtëzon jetën. Këtu Maryl paraqet aftësinë e saj në lidhje me gjuhët e huaja duke folur me një theks polak gjatë gjithë kohës. Filmi Të dashurohesh e vendos për herë të dytë në krah të De Niros, ndërsa tek Afrika ime është në krah të Robert Redford. Filmi i Sidney Pollack tregon jetën në Kenia të shkrimtares Karen Blixen (Streep) martesa e saj e nisur nga interesi me një baron suedez, aktiviteti i saj që konsiston në kultivimin e kafesë në një zonë jo të përshtatëshme dhe dashuria e saj për një aventurier anglez. Një shi me Oskar dhe një sukses i madh në publik. Kemi qëndruar 101 ditë në Afrikë- thotë Pollack dhe Maryl ka xhiruar 99 ditë.Të gjithë u sëmurëm përveç saj. Ka rezistencën fizike të një hamalli porti. Pas Afrika ime vijnë dhe shumë filma të tjerë mes të cilëve: Çështje zemre, Ajo djalli, Dhoma e Marvinit me Di Caprion etj. Filmi “The hours2 është një kryevepër e Stewphen Daldry marrë nga libri me të njëjtin titull të Michael Cunningham. Tregon për vetëvrasjen e një shkrimtareje të madhe (Nicole Kidman) e cila tërheq dhe dy gra të tjera shtëpiake njëra prej të cilave interpretohet nga Maryl. Vetë shkrimtari ka pohuar se filmi është më i realizuar se sa libri i tij.

Përsa i përket jetës së saj private legjenda e gjallë e kinemasë amerikane bën të ditur se nuk i pëlqejnë intervistat. Megjithatë njihet një kapitull i rëndësishëm i të shkuarës së saj. Në 1976 Streep takoi shokun e saj të punës John Cazale pas të cilit u dashurua dhe shkoi të jetonte me të. Por një ditë pasi kishin kaluar dy vjet nga dita e njohjes, John i bën një recitim. Ajo sapo ishte kthyer nga një udhëtim. Kur kthehet në shtëpi gjen Johnin që po e priste dhe e ul duke i dhënë diçka për të pirë i thotë: Isha tek mjeku sepse kisha kohë që nuk ndjehesha mirë. Është kancer. Nuk kam më shumë se sa një vit jetë. Ajo nuk e braktisi derisa vdiq.
Gjashtë muaj më vonë do të martohet me Don Grammer, një skulptor i suksesshëm. Kur pyetet se si ia ka bërë që ka kaluar vdekjen e Johnit thotë: Nuk kam kaluar asgjë, disa dhimbje në jetë i mban gjithmonë me vete. Jeta vazhdon. Maryl Streep thotë se jeta është krijuar në bazë të disa prioriteteve dhe të sajat renditen: Fëmijët, bashkëshorti, shtëpia dhe e fundit është kinemaja. Pranon të bëjë vetëm një apo maksimumi dy filma në vit. Ajo ka katër fëmijë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *