Si komunitet kreativ, sipërmarrës, organizatorë, aktivistë të komunitetit, gazetarë, ne nuk jemi jashtë valës së rreziqeve të përditshme. Ne jemi të kënaqur me rrezikun (bile thjesht frymëzohemi nga ai) duke marrë të gjitha shanset përballë pasigurisë. Por ç’është në rrezik?
Tema RISK u zgjodh nga CM Mynih, ilustruar nga Andreas Preis, dhe u paraqit në partneritet me FreshBooks.
Alket Islami rreth RREZIKUT:
Risku është një term që përdoret shpesh për të shprehur probabilitetin e një rreziku apo humbjeje që vjen nga realizimi i një veprimi të caktuar.
Risku në fakt është dukuri që shfaqet kur ti dëshiron të arrish ekstremin e një eksperience apo disipline të caktuar.
Risku është më i afërt në veprimtari që kryhen nga profesionistë, por ai venitet nga elementët e tjerë të profesionalizmit dhe eksperiencës që ti ke!
Në aktivitetin tim sigurisht që riskun e kam pasur të pranishëm në shumë raste, por pa dalë në evidencë ai.
Në realizimin e veprimtarisë sonë në nivel kombëtar riskun e konsiderojmë një element me shumë përqindje të ulët, kjo falë realizimit të veprimtarisë tonë brenda gjithë elementëve të sigurisë dhe rregulloreve.