Po bëhet edhe më tragjik bilanci i viktimave në Nice, ku nga 84 të vdekur mësohet se të paktën 10 janë fëmijë por disa media raportojnë se bëhet fjalë për 54 persona poshtë moshës 18 vjeç. Autoritetet flasin për mbi 150 të plagosur ku 18 persona janë në gjendje të rëndë për jetën. Kamioni i vdekjes, eci rreth 300 metra përgjatë Bulevardit Promenade Des Anglais, duke shkaktuar viktima të shumta. Dëshmitë e atyre që ishin në vendngjarje janë tepër të rënda. Njerëzit kanë parë horror teksa kamioni coptonte trupat e njerëzve, të cilët sapo kishin shijuar fishekzjarret e hedhura me rastin e Ditës së Bastijës.
Ngjarja bëhet edhe më tragjike kur mësohet se viktimat më të shumta të këtij sulmi të padëgjuar janë fëmijët e pafajshëm.