Jehuda Amihai
“Fund me ngut dhe hidhërim.
Dalëngadalë dhe butësisht kaloi koha mes nesh,
dalëngadalë dhe butësisht shkuan netët
kur duart e mia s’e toknin njëra tjetrën me dëshpërim por me dashuri
për trupin tënd që rridhte
në mes tyre.
Teksa hyja brenda teje
dukej sikur asaj lumturie të pamatë
mund t’i gjendeshin skajet me saktësinë
e dhimbjes së mprehtë. Me ngut dhe hidhërim.
Dalëngadalë dhe butësisht kaluan netët.
Tani ka veç hidhërim dhe gërvishtje, bash si rëra –
“Le t’i thërrasim mendjes!” e të këtilla mallkime të tjera.
E ndërsa larg dashurisë arratisemi,
ne shumojmë fjalët,
fjalë dhe vendime kaq të gjata dhe të prera.
Nëse do të mbeteshim bashkë
sot do të ishim heshtje”.
Shqipërimi Edon Qesari