Më 6 korrik të vitit 1943 fashistët vranë Kristaq dhe Margarita Tutulani

Më 6 korrik të vitit 1943 fashistët vranë Kristaq dhe Margarita Tutulani, dëshmorë të Luftës Antifashiste, Heronj të Popullit. Kristaqi, 24 vjeç dhe Margarita, 19 vjeçe, lanë studimet jashtë vendit dhe u kthyen për të luftuar për çlirimin e atdheut. Motër e vëlla ranë dëshmorë në Gosë të Kavajës.
Ishin pasardhës të Dhimitër Tutulanit, një prej firmëtarëve të Deklaratës së Pavarësisë, si edhe mbesë e nip në familjen e Sotir Kolesë, një folklorist, diplomat dhe aktivist i Rilindjes Kombëtare.
Në foto: Margarita Tutulani dhe Kristaq Tutulani.
Foto: AQSH


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *