Më 1985 ky UFO takoi Papën: Françesku publikon sot në Vatikan trupin e mysafirit jashtëtokësor

Mëngjesin e sotëm, Papa Bergolio ka vendosur të shfaqë për publikun në Muzeun e Vatikanit, një trup “jashtëtokësori”.

Vendimi për të hapur një pjesë të fshehtë të mistereve që mban kyçur Vatikani, është marrë nga Papa Françesku.

Ai ka dhënë dritën jeshile, që një pjesë e mistereve të mbajtura të fshehura, të shfaqen për publikun.

“Në gjithë këto vite, asnjë Papë nuk ka guxuar aq shumë, sot mund të themi, edhe pse dalëngadalë, Kisha është duke zbuluar shumë të fshehta të saj”, tha zëdhënësi i Vatikanit, Alejandro Porfaido.

Nga e ka zanafillen ky trup Alien.

Këtë na e shpjegon më së miri ufologu i njohur Klaus Scario: “I huaji (UFO) vjen nga një takim që Papa Gjon Pali II ka pasur me një përfaqësues të një tjetër planeti.

Sipas dokumenteve zyrtare, kjo nuk zbulohet nga Selia e Shenjtë.

Ky përfaqësues jashtëtokësor, i është besuar si teori një miku të tij.

Ende nuk janë parë apo njohur dokumentet në lidhje me takimin e mbajtur mes Papës dhe Alienit .

Mendohet se ky takim është realizuar në vitin 1985, ku është diskutuar për të ardhmen e planetit.

Në këtë takim mendohet të ketë qenë i pranishëm edhe një bankier i njohur ende gjallë, por që nuk lejohet të zbulohet se kush është.

Mendohet se me këtë Papë shumë të vërteta të tjera do të dalin në dritë shumë shpejt .

Ky vendim i marrë, ka hapur më në fund një skenar të komunikimit, duket se Kisha sot është e gatshme për të zbuluar gjithçka që ajo di rreth Universit.

Në sajë të Papa Françeskut, i cili ka revolucionarizuar edhe njëherë Kishën drejt hapjes për një vizion më të plotë të Universit.

Prej këtij mëngjesi, fluksi i besimtarëve është rritur dhjetë herë. Besohet dhe mendohet se në ditët në vazhdim , të paktën 10 milionë njerëz do ta vizitojnë Vatikanin.

Një surprizë skandaloze që përkon pikërisht me vitin e jubileut. “Kjo duket absurde . Ekzistojnë forma të tjera të jetës,” u shpreh sot Michele, një nga shumë të pranishmit që gjendeshin sot në Selinë e Shenjtë.

Mes besimtarëve ekzistojnë dilema dhe emocione të shumta mbi të ardhmen.

Në orët e ardhshme pritet një konferencë për shtyp pikërisht nga vetë Bergolio.

Ky Papë kurrë nuk do të pushojë së na surprizuari. Jashtëtokësori mund të vizitohet deri me datë 22 qershor. Ndaj, Nxitoni!
Shënim: Ky shkrim është botuar në portalin, “Il Fatto Quatidaino”, me datë 13 prill, 2016. Informacioni është i rremë dhe një shaka për njerëzit që jetojnë vetëm me rrjetet sociale. Qetsohuni!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *