Martin Scorsese dhe Gidon Kremer, fitues të çmimit japonez për art

Një nga çmimet më të rëndësishme të artit në botë vjen nga Japonia: “Praemium Imperiale” këtë vit e morën regjisori i Hollivudit, Martin Scorsese, violinisti Gidon Kremer dhe fotografja amerikane Cindy Sherman, shkruan KultPlus

Regjisori i Hollivudit, Martin Scorsese dhe violinisti gjermano- lituanez Gidon Kremer fituan këtë vit Praemium Imperiale, një nga çmimet më të rëndësishme botërore në fushën e artit. Fitues të tjerë janë artistja amerikane Cindy Sherman, artistja franceze e instalacionit Annette Messager dhe arkitekti brazilian Paulo Mendes da Rocha.

Këtë çmim të shpallur në emër të Shoqatës së Arteve Japoneze e ndau presidenti i Goethe-Institut, Klaus-Dieter Lehmann. Shoqata e Artit Japonezë e sponsorizon çmimin që është i barazvlefshëm me me rreth 130.000 euro për secili. Çmimi është nën kujdesin e familjes mbretërore japoneze.

73 vjeçari, Martin Scorsese, 73, është konsideruar si një nga regjisorët më të mëdhenjë amerikanë të kinemasë bashkëkohore. Ai bëri regjinë e “Casino” (1995), “Kundun” (1997), “Gangs of Neë York” (2002) dhe “The Aviator” (2004). Scorsese ka marrë shumë çmime, për “The Departed – The Departed” (2006) fitoi një Oskar.

Violinisti 69 vjeçar Gidon Kremer, ka punuar me orkestra të njohura dhe dirigjentë përfshirë Leonard Bernstein dhe Herbert von Karajan – dhe ka regjistruar më shumë se 100 CD të ndryshme. Ai ka pranuar një numër çmimesh mozikore dhe kulturore.

Fotografja 62 vjeçare nga Nju Jorku Cindy Sherman, ka trajtuar në foto çështjet e identitetit, seksualitetit dhe fizikut dhe u bë e njohur sidomos për autoportrete. Puna e saj ka qenë e ekspozuar në Muzeun e Artit Modern në Nju Jork./KultPlus.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *