Martesat më të gjata të Hollivudit

10. Dustin Hoffman & Lisa Gottsegen

29 vite martesë, të martuar më 12 tetorë në vitin 1980.

73 vjeçari,Hoffman, pohon se martesa për të është diçka e pazakontë , diçka që ende nuk ka arritur ta kuptojë. Megjithatë, falë jetës martesore Hoffman, ka arritur sukseset e tij në punë. Në një intervistë, ai martesën e kishtë cilësuar si diçka anti natyrale.” Dy njerëz nuk do të jenë më të njejtë pas disa vite martesë. Ata detyrimisht do të ndryshojnë. Ata nuk do të jenë më vetëvetja. Ndryshe, kam dhe një porosi për të rinjët që do të nisin këtë karierë – edhe nëse jetojnë bashkë dhe ndajnë çdo hapsirë së bashku, le të jenë vetëvetja ” – thotë Hoffman. Sëbashku me Lisa Gottsegen, ata kanë rritur katër fëmijë : Jacob, Rebecca, Maxwell and Lydia.

9. Meryl Streep &Don Gummer
32 vjet martesë, të martuar më 15 shtatorë të vitit 1978.

Ajo duket perfekte në secilën ditë të jetës së saj. Prandaj, pse ajo të mos ketë një martesë të gjatë ? 61 vjeçarja Streep, në familjen e saj është më e llastuara. Ajo pohon se familja e saj çdo dite i falin asaj dashuri dhe kjo është fshehtësia pse ajo ndihet e tillë dhe duket kështu siç është. Së bashku me Gummer kanë tre fëmijë: Mamie dhe Grace, të cilat po ndjekin rrugën e nënës dhe po vazhdojnë shkollimin në akademin e aktrimit ndërkohë, Louisa sipas gjitha gjasave do ti ngjajë babait të saj. Ajo e do shumë artin, konkretisht skulpturën.

8. Jeff Bridges &Susan Geston
33 vjet martesë, të martuar në vitin 1977

Një fytyrë e njohur dhe e dashurë për shumë njerëz të filmit është edhe Geston, tani 60 vjeçe. Megjithëse nuk ishte aktore, ajo ishte prezente në secilin hap të Bridges. Geston me Bridges, ishte njoftuar deri sa po punonte në bufen e një shkolle private aktrimi. “ Më është dashur vetëm një javë që të futem në kurthën e dashurisë. Isha dashuruar marrëzisht dhe nuk kisha rrugëdalje tjetër, perveç se ta ftoja në një kafe Susan-ën”- ka thënë para disa javësh në një intervistë televizive Bridges, duke shtuar- “ E ndjeja se ajo më përkiste mua, se unë nuk mundesha pa të. Atëbotë kisha humbur fare trurin pas saj dhe kur hapja fletorën që të lexoja për rolin unë shihja vetëm foton e saj dhe për të rënë në dashuri, apo për të kuptuar se ai / ajo është përsoni i duhur për martesë, nuk është e vështirë. Pra për një martesë ideale, duhet të ndjeni se nuk mundeni pa gjinin e kundërt” – kishte përfunduar Bridgs.

7. Rin Howard &Cheryl Alley
35 vjetë martesë, të martuar më 7 qershorë të vitit 1975

Regjisori i filmave të njohur “ Cocoon”, “ Apollo 13”, “ The Da Vinci Code”, karrierën e tij e kishte filluar si aktor. Aty kishte filluar edhe krejt historia e martesës së tij. 56 vjeçari kishte zgjdhur të martohet me shoqen e tij të klasës në shkollën e aktrimit, dhe janë së bashku që nga ajo kohë. Në pyetjen se cila është fshehtësia apo suksesi i martesës së tyre 35 vjeçare? Howard përgjigjet. “Tash 48 vite punë nëpër televizione të ndryshme dhe në filma të ndryshëm, nuk më kanë bërë për as një sekond që të qëndroj larg familjes time. Krejt ky është rrezultat i gruas time. Sepse ajo ka qenë edhe shoqja e jetës time, edhe gruaja ime, edhe miku më i mirë i imi në ditët më të mira dhe më të vështira të jetës sime”. Sëbashku ata kanë pesë fëmijë : Bryce, Dallas, Red Cross dhe binjakët Jocelyn Carlyle dhe Paige Carlyle. Emra të çuditshëm!? Ndërkohë Howard, pohon se emrat e fëmijëve janë dhënë në bazë të qytetve ku kanë lindur, në përjashtim të djalit Red Cross. “Ai është një histori në vete”- thotë Howard.

6. Sissy Spacek &Jack Fisk
36 vite martesë, Martuar më 12 prill të vitit 1974

Filmi “ Andy Warhole”, ishte shkaku i martesës së aktorëve Spacek dhe Fisk. “ Ishin katër ditë mungesë në shkollën e mesme të Spacek, kur unë kuptova se nuk mundesha pa të dhe se ajo po më mungont.Ndjeja një zbrasti të madhe në klasë dhe shoqëri. Pikërisht atëherë unë kuptova se nuk mundem pa të“ – thotë Fisk. Ata së bashku kanë dy vajza Schuyer dhe Madison Fisk. Jetojnë në një fermë në Virginia.

5. Christopher Plummer & Elaine Taylor
39 vjet martësë. Të martuar më 2 tetorë të vitit 1970.

Plummer njihet për rolet e tij në filmat “ Captain Georg von Trapp” dhe “ Canadian Native” . ndërkohë me Elaine ishte njohur në vitin 1969 , kur po luanin së bashku në filmin “ Lock Up Your Daughters”. Kishin përfunduar në martesë vetëm një vit më vonë .

4. Juli Andrews & Blake Edwars
Të martuar prej 41 vjetësh, pikërisht në vitin 1967.

Çifti ishte njohur në filmin “ Darling Lili”. Kishin përjetuar një histori të ëmbël dashurie atë kohë, për të cilën nuk kanë pranuar të flasin as edhe një herë para mediave. “ Ajo është magjia dhe mrekullia e jetës tonë të cilën nuk do të donim ta ndanim me askë ”- ka thënë Andrews. Së bashku kanë pesë fëmijë.

3. Martin Sheen & Janet Templeton
Të martuar prej 48 vjetësh, pikërisht më 23 dhjetor të vitit 1961

Sheen tani 70 vjeç, nihet për rolin e tij në filmin “ President Josiah Bartlet on the West Wing”. I rritur në një famije të varfër prej 12 anëtarësh, atëkohë, kishte vendosur të ik nga familja për një të ardhme më të mirë. Destinacioni i tij ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shkollohet dhe fillon karrierën e tij prej aktori. Ndërkohë, kishte filluar ti mungonte shumë familja dhe të afërmit e tij. Ai njoftohet më Templeton, me të cilën siç thotë vetë Sheen-“ Fillova të ndaj të mirat dhe të këqijat e kësaj jete. Ajo ishte mrekullia që më kishte ndodhur në tërë jetën, e tillë është edhe sot “- thotë Sheen. Së bashku kanë rritur katër fëmijë : Charlie Sheen, Emilio Estevez, ramon dhe Renee. Tania ta kanë edhe 3 nipër.

2. Alan Alda &Arlene Weiss
55 vjet martese. Martuar më 15 mars të vitit 1957.

Çifti ishte njohur gjatë një udhëtimi, të organizuar nga shkolla e mesme. Nga ajo kohë ata nuk kishin shkëputur kontaktet. Megjithëse i kishte bashkuar edhe më shumë universiteti dhe dëshira e njejtë për tu bërë aktor. Është ky edhe një tjetër çiftë që as edhe një herë nuk kanë dhënë më shumë detaje rreth njohjes, dashurisë dhe rinis së tyre. Arsyen nuk e kemi kuptuar kurrë. Së bashku kanë 3 fëmijë dhe shtatë nipër e mbesa.

1.Kirk Douglas & Anne Buydens
56 vjet martesë, kokretisht më 29 maj të vitit 1954.

Si shumë gjëra të tjera të bukura në karrierën e tij prej aktori, e jashtëzakonshme është edhe martesa e tij. Douglas dhe Buydense ishin njohur në vitin 1953, kur Buydense kishte shkruar një artikull kritik rreth filmit “ Act of Love”. Atëkohë Douglas ishte i fejuar me aktoren Pier Angeli. Mirëpo dashuria ishte shumë e madhe ndaj publisites Buydense dhe kjo e bënë që ta braktis Angeli-në para altarit. Dashuria e tyre ishte kurorëzuar me martesë. Një dasmë e madhe atëkohë, me më shumë se 300 të ftuar, në mesin e të cilëve edhe Nancy Reagan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *